jump to navigation

IBËN BATUTA DHE KONTRIBUTI I TIJ NË NJOHJEN E BOTËS 22 Janar, 2012

Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.
add a comment

IBËN BATUTA DHE KONTRIBUTI

I TIJ NË NJOHJEN E BOTËS

  Mesjeta ka qenë koha kur janë bërë udhëtime të mëdha me qëllim të zbulimit të vendeve të panjohura në rruzullin tokësor. Në këtë kohë u konfirmua se Toka me të vërtet e ka formën e rrumbullakët, madje u zbulua edhe kontinenti i Amerikës, që për atë kohë ka qenë i panjohur, më vonë edhe ai i Australisë. Udhëtime  u bënë edhe rreth kontinenteve  me qëllim që më pas të zbulohen edhe brendësitë e tyre. Të këtilla udhëtime janë bërë rreth Afrikës ( më vonë në brendësi të saj), pastaj në Azinë Juglindore dhe Qendrore. (më tepër…)

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHTRIRJEN HAPËSONIRE TË POPULLATËS BOTËRORE 3 Janar, 2012

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
add a comment

 

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

MBI SHTRIRJEN HAPËSONIRE

TË POPULLATËS BOTËRORE

 

Rruzulli tokësor nuk ka sipërfaqe homogjene, përkatësisht të jetë i përfshirë vetëm prej sipërfaqes ujore, ose prej asaj tokësore. Mbulesa ujore, siç është e njohur, përfshin sipërfaqe me të madhe, gati 75%, kurse ajo tokësore (stera) vetëm rreth 25%. Nga kjo shihet se popullata botërore është e koncentruar  në një hapësirë të vogël të planetit dhe me cilësi të ndryshme natyrore-gjeografike. (më tepër…)

PSE DUHET CPORUR PIRAMIDA E “FARAONIT” SHQIPTAR NE TIRANE 22 Korrik, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.
add a comment

Shkruan : RESHAT NEXHIPI

Unë do të isha kundër prishjes, me kusht që, në ballë të saj, me shkronja të mëdha, në shqip dhe anglisht, të qendronin fjalët: ,,Piramida e diktaturës komuniste  në Shqipëri,,. Pse jam për prishjen e piramidës? Do përgjigjem  thjesht, me qëllim që të më kuptojë edhe lexuesi më i paarsimuar. Besoj që çdo njeri që ka kryer klasën e pestë fillore, e di që piramidat janë vepra të mbretërve të vjetër të Egjiptit, të njohur në histori si faraonë. Këta e krahasonin vehten me perënditë, pra si qenie të pavdekshme, prandaj dhe inicuan ngritjen e piramidave, të cilat nuk janë gjë tjetër, përveçse varre të mëdha, ku do të qendronte trupi i faraonit me gjithë nevojat e tjera që do t i ,,përdorte,, në botën tjetër. (më tepër…)

POPULLSIA E AMERIKËS 5 Korrik, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
add a comment

POPULLSIA E

AMERIKËS (SHBA)

SHTRIRJA E POPULLSISË SIPAS SHTETEVE FEDERALË DHE TËRËSIVE NATYRORE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në vazhdim, Amerika) në pikëpamje territoriale-administrative ndahen ne  shtete federalë dhe në një distrikt, ndërsa për shkak të sipërfaqes së madhe hapësinore dhe veçorive të ndryshme natyrore-gjeografike, ndahen në disa tërësi natyrore. Në vazhdim shtrirjen e popullsisë do ta shqyrtojmë nëpërgjithësi sipas shteteve federalë dhe sipas tërësive natyrore, pa ndonjë analizë të elementeve demografike.

SHTRIRJA E POPULLSISË SIPAS SHTETEVE FEDERALË

Amerika përshkak të sipërfaqes së madhe hapësinore, është organizuar në 50 njësi federale dhe një distrikt. Duke qenë në interes praktik e shkencor, shtrirjen e popullsisë do ta shqyrtojmë sipas kësaj  ndarrje.

(më tepër…)

DISA ASPEKTE DEMOGRAFIKE TË KONTINENTIT TË AZISË 16 Maj, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
add a comment

 

DISA ASPEKTE DEMOGRAFIKE

TË KONTINENTIT TË AZISË

 

Popullsia është pasqyra e së kaluarës, aktor  
i të sotmes dhe bartës i të ardhshëmes
nëcilëndo pjesetë gjeohapësirës së populluar,
 kështu thonë demografët.

Azia është kontinenti më i madh në rruzullin tokësor. Shtrihet prej Mesdheut në perëndim dhe gjer në Paqësorin në lindje; prej Oqeanit të Ngrirë të Veriut në veri dhe gjer në Oqeanin Indian ne jug. Kur në perëndim të kontinentit Dielli perëndon, në lindje lind. Kjo është pra si rjedhojë e shtrrirjes së madhe në drejtim lindje-perëndim. Madhësia dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që Azia të jetë kontinent i kontrasteve të shumta. (më tepër…)

AUTORËT SLLAVË E MOHOJNË AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE NË “TOKAT SLLAVE” 30 Prill, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Politikë.
add a comment

ME RASTIN E PROMOVIMIT TË

ENCIKLOPEDISË SË

AKADEMIKËVE MAQEDONAS

 

Institucioni më i lartë shkencor maqedonas, Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedone (ASHAM), qëndrimet e veta nacionaliste dhe antishqiptare, dhe “konstatimet” se shqiptarët janë ardhacakë në “trojet sllave” pakurfarë mbështetje shkencore, në këtë Enciklopedi i ka shpallur haptas. Ky nuk është një rast i veçantë sepse historiografia maqedone, pa edhe ajo slllave nëpërgjithësi, çdo herë popullin shqiptar aty ku jeton sot me shekuj, e ka quajtur si të huaj dhe cilësuar si një popull të pacivilizuar, agresiv dhe okupues të trojeve të huaja. (më tepër…)

NDRYSHIMET KLIMATIKE GLOBALE DHE PASOJAT NË BOTËN E GJALLË 28 Prill, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
1 comment so far

NDRYSHIMET KLIMATIKE GLOBALE

DHE PASOJAT NË BOTËN E GJALLË

 

Ç’është klima?

Në literaturën shkencore mund të gjenden definicione të ndryshme lidhur me klimën. Definicionet e më parshme kanë qenë mjaft të thjeshta dhe nuk kanë pasur një kuptim të plotë. Mirpo, me kalimin e kohës, duke u përsosur metodologjia hulumtuese shkencore, në kohën e fundit, mund të thuhet se janë të plota dhe gjithpërfshirës. (më tepër…)

LINDJA E AFËRME 22 Prill, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
add a comment

LINDJA E AFËRME

KUSHTET NATYRORE-GJEOGRAFIKE DHE STRATEGJIKE SI FAKTOR RELEVANT NË KRIJIMIN E  NJË RAJONI NEURALGJIK BOTËROR KU JANË TË    IMPLIKUARA EDHE INTERESAT E FUQIVE TË MËDHA  

Lindja e Afërme apo Lindja e Mesme?

Kjo është pyetja e parë që mund të paraqitet në opinionin e përgjithshëm. Një pyetje e këtillë vjen nga fakti se, siç jemi edhe dëshmitarë, në shtypin e përgjithshëm botëror apo në mediat e tjera, gjatë emitimit të informacioneve të ndryshme lidhur me këtë rajon të Azisë Jugperëndimore, përdoret nocioni Lindja e Mesme. (më tepër…)

SERBIA FTON SHQIPËRINË PËR “NDARJEN E TERRITOREVE” 12 Prill, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.
add a comment

SERBIA FTON SHQIPËRINË PËR
“NDARJEN E TERRITOREVE”

Qysh në fillim vetëparashtrohet pyetja: Çfar territore mendon Serbia të ndajë, ku shtrihen ato territore, kush i ka sot në zotërim dhe me çfar etniteti janë të populluara, e kështu ngjajshëm? Ftesë Shtetit shqiptar gjer më sot asnjë nga shtetet që kufizohet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë aktuale nuk i ka bërë me qëllim që të kërkojë ndonjë ndarje territoresh, edhe pse ekzostojnë synime ndaj tokave shqiptare. (më tepër…)

CUNAMET JANË KRIJESË E TËRMETEVE SUBMARINË QË KRIJOHEN NGA LËVIZJET E PLLAKAVE TEKTONIKE 21 Mars, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
4 comments

CUNAMET JANË KRIJESË E TËRMETEVE
SUBMARINË QË KRIJOHEN NGA
LËVIZJET E PLLAKAVE TEKTONIKE

Tërmeti katastrofal në Indonezi në fillim të këtij shekulli, më saktë më 26 dhjetor të vitit 2004, me epiqendër në jugperëndim të ishullit Sumatra, në lindje të oqeanit Indian, qe një kataklizmë e vërtetë natyrore në sipërfaqen e rruzullit të planetit tonë. Me forcën e vet maramendase të tërmetit submarin (nëndetar) qenë  krijuar dallgë me përmasa gjigande të cilat popullata botërore ndoshta për herë të parë i ndëgjoi me emrin cuname (përveç popullatës japoneze), shkaktuan vdekjen e rreth dyqind e gjashtëdhjetë mijë njerëzve në Indonezi dhe në shtetet për rreth. Me këto dallgë shkatërruese u përfshi gati e tërë masa ujore e këtij oqeani. Kataklizma e këtillë nuk mbaroj aty, tani ajo për një afat shumë të shkurtër, prej pak më tepër se gjashtë vitesh, u paraqit në perëndim të Paqësorit, në Japoninë ishullore. (më tepër…)

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.