jump to navigation

DISA ASPEKTE DEMOGRAFIKE TË KONTINENTIT TË AZISË 16 Maj, 2011

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
trackback

 

DISA ASPEKTE DEMOGRAFIKE

TË KONTINENTIT TË AZISË

 

Popullsia është pasqyra e së kaluarës, aktor  
i të sotmes dhe bartës i të ardhshëmes
nëcilëndo pjesetë gjeohapësirës së populluar,
 kështu thonë demografët.

Azia është kontinenti më i madh në rruzullin tokësor. Shtrihet prej Mesdheut në perëndim dhe gjer në Paqësorin në lindje; prej Oqeanit të Ngrirë të Veriut në veri dhe gjer në Oqeanin Indian ne jug. Kur në perëndim të kontinentit Dielli perëndon, në lindje lind. Kjo është pra si rjedhojë e shtrrirjes së madhe në drejtim lindje-perëndim. Madhësia dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që Azia të jetë kontinent i kontrasteve të shumta. Aty gjenden krijesa gjeotektonike prej kohëve më të vjetra gjeologjike dhe gjer në ato më të rejat. Lëvizjet neotektonike kanë mundësuar në paraqitjen e një numri të theksuar vullkanesh aktivë dhe lëvizjeve të fuqishme sizmike. Këtë në kohën e fundit e kanë dëshmuar tërmetet katastrofalë submarinë të paraqitur në pjesën jugore dhe lindore të kontinent, duke krijuar dallgë me madhësi gjigande (megacuname) të cilat gjatë depërtimit në viset bregdetare shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerës dhe shpërthimet vullkanike. Me aktivitetin e dalluar vullkanik dhe sizmik, pjesa lindore e kontinentit bën pjesë në brezin e zjarrtë të Paqësorit.  Në pikëpamje morfologjike ajo paraqet forma kolosale që dallojnë nga kontinentet e tjera. Në fakt aty shtrihet një numër i dalluar i shkretëtirave, rafshënaltave (Tibet) dhe maleve më të lartë në botë (Himalaet).  Jo vetëm kaq, në perëndim të Paqësorit gjendet thellësi ma e madhe detare. Strukturat e ndryshme relievore dhe shtrirja e kontinentit prej polit të veriut gjer në ekuator në jug, kanë ndikuar që aty t’i ketë të gjitha zonat klimatike.

Ndërkaq, me këtë mund të thuhet se në kontinentin e Azisë, nga njëra anë ekzistojnë kushte natyrore mjaft të mira për jetesë, por nga ana tjetër ekzistojnë kushte të tilla që njeriu nuk ka mundësi që të krijojë kushte normale për ekzistencën e vet. Madje në sajë të arkefakteve të gjetura në këtë kontinent është konstatuar se edhe njeriu i parë aty është paraqitur. Këto janë pra disa nga cilësitë të cilat e bëjnë këtë kontinet të dallojë nga kontinentet e tjerë.

Në këtë kontinent me sipërfaqe më të madhe në botë, është koncentruar edhe numri më i madh dhe rritja më e madhe e popullatës botërore. Aty i ka edhe dy racat njerëzore më të numërta, atë të verdhën edhe atë të bardhën. Në shtrirjen hapësinore të popullatës aty ekziston një dallim mjaft i theksuar. Pjesa më e madhe është e koncentruar në rimlandin e kontinentit, d.m.th.  në viset bregdetare ku kushtet për ekonomizim janë më të privilegjura, kurse pjesa tjetër e popullsisë shtrihet në hartlandin, përkatësisht në brendësinë e kontinentit. Dallimet e këtilla në shtrirjen hapësinore të popullsisë mund të shihen pra, gjithësesi nga ndryshimet e theksuara të kushteve natyrorë-gjeografikë dhe rjedhave shoqërore-historike.

Në kontekstin e këtij shkrimi nuk do të bëjmë ndonjë analizë të strukturës demografike të popullsisë sipas cilësisë, por vetëm shtrirjen gjeografike të saj sipas ndrajes hapësinore të kontinentit.

Në sajë të madhësisë dhe kushteve natyrore, aty i ka pesë regjione natyrorë:

1. Azia Qendrore,

2.Azia Lindore,

3.Azia Veriore,

4.Azia Juglindore,

5.Azia Jugore dhe

6.Azia Perëndimore

  1. Azia Qendrore.- Këtë regjion e përbëjnë pesë shtetet e dalë nga republikat e ish Bashkimit Sovjetik (Kazakstani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani). Është regjion më i vogël duke përfshirë një sipërfaqe prej 4,002 027 km² dhe popullsi prej 7, 583 300 banorë. Me këtë numër të popullsisë në këtë sipërfaqe, dendësia e popullimit është më e vogël se regjionet e tjerë. Aty mesatarisht banojnë 11.88 banorë në 1km² dhe është në vendin e parafundit pas Azisë Veriore. Në një popullim të vogël, gjithësesi, aty kanë ndikuar kushtet natyrore-gjeografike të pafavorshme. Në këtë regjion madhësia mesatare e shteteve është 800 405 km².
  2. Azia Lindore.- Në këtë regjion janë përfshirë 6 shtete dhe dy njësi administrative politike, prej të cilave njëra  i takon Kinës (Hong Kong, ish koloni e Britanisë së Madhe), kurse tjetra është nën administrimin e Kinës (Makao, ish koloni e Portugalisë). Shtetet janë: Japonia, Mongolia, Koreja Veriore, Kina, Tajvani dhe Koreja Jugut. Me madhësi dhe me numrin e popullsisë gjendet në vendin e dyte (me madhesi pas A.Veripre dhe me popullsi pas A.Jugore). Përfshin një sipërfaqe prej 11,839 773 km² dhe 1,428 141 695 banorë. Në 1km² banojnë 120.62 banorë dhe gjendet në vendin e tretë (pas Azisë Jugore e Jug-lindore). Shtetet këtu kanë një madhësi mesatare prej 1 479 971 km².
  3. Azia Veriore.-Është regjion që dallon nga të tjerët. Nga njëra anë përfshin sipërfaqe më të madhe në kontinent, kurse nga ana tjetë, më pakë i populluar. Me sipërfaqe pre 17,075 400 km² dhe popullatë prej 144 417 000 banorë. Është regjion më i madh se tre regjionet së bashku: Azisë Juglindore, Jugore dhe Perëndimore. Kushtet e ashpërta natyrore e kanë bërë që aty dendësia e popullimit, krahasuar me regjionet e tjerë, të jetë shumë e vogël. Aty i ka vetëm 8.45 banorë në 1km² (duke mospatur në dispozicion të dhëna më vete për këtë regjion, aty e kemi përfshirë edhe pjesën evropjane). Këtë regjion e përbën vetëm pjesa më e madhe e Federatës Ruse.
  4. Azia Juglindore.- (quhet edhe Azi Mosunike).- Për kah numri i shteteve që e përbëjnë vjen në vendin e dytë, pas Azisë Perëndimore. Gjithsej i ka 11 shtete. Me dendësi të popullimit prej 127.80 banorë në 1km² vjen në vendin e dytë pas Azisë Jugore. Shtetet që hyjnë në përbërjen e këtij regjioni janë: Brunei, Myanmar (Birmania), Kamboxhia, Timori Lindor, Indonezia, Laosi, Malejzia, Filipinët, Singapuri, Tajlanda dhe Vietnami. Që të gjitha këto shtete që hyjnë në përbërjen e regjionit, sëbashku përfshijnë një sipërfaqe prej 4,510 871 km². Me këtë madhësi regjionin e radhitin në vendin e parafundit. Në këtë regjion madhësia mesatare e shtetit është 410 079 km².
  5. Azia Jugore.- Me karakteristikat e vaçanta natyrore gjeografike, ky regjion ndryshe quhet edhe Nënkontinenti i Indisë. Përfshin një sipërfaqe prej 5, 284 939 km² dhe vjen në vendin e mesëm, kurse me numrin e popullsisë prej 1,553 752 333 banorë, merr vendin e parë në kontinent. Nga kjo del se këtu edhe dendësia e popullimit është më e madhe. Aty i ka 293.99 banorë në 1km². Shtetet që bëjnë pjesë në këtë regjion janë: Avganistani, Banglladeshi, Butani, India, Maldivi, Nepali, Pakistani dhe Shri Lanka. Madhësia mesatare e shtetit në këtë  regjion është 660 617 km².
  6. Azia Perëndimore.- Është regjion me numër më të madh të shteteve. Aty gjenden gjithsej 18 shtete dhe një territor i papranuar si shtet. Regjioni përfshin sipërfaqe prej 6 186 902 km². Mesatarisht shtetit i takojnë 343 717 km². Numri i popullsisë aty është 282 506 968 banorë. Çdo shtet këtu mesatarisht ka 15 694 832 banorë. Dendësia mesatare  e popullimit është 45.66 banorë në 1km². Shtetet që marrin pjesë në këtë regjion janë: Ermenia, Azerbejxhani, Bahreini, Qiproja, Gruzia (ky shtet haset edhe me emrin Xhorxhia), Iraku, Irani, Izraeli, Jordania, Kuvajti, Lebanoni, Omani, Territori Palestinez, Katari, Arabia Saudite, Siria, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Nga kjo çka u konstatua më lartë, mund të nxirren disa përfundime:

  • Azia është kontinenti më i madh në rruzullin tokësor, si nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga numri i popullsisë;
  • në pikëpamje hapësinore, kontinenti ndahet në gjashtë regjione;
  • sipërfaqe më të madhe përfshin Azia Veriore, kurse më të vogël Azia Qendrore;
  • numri më i madh i popullsisë është i koncentruar në Azinë Jugore.Aty edhe dendësia e popullimit është më e madhe (293.66 banorë në 1km²).
  • dendësia më e vogël e popullimit është në Azinë veriore, vetëm 8.31 banorë në 1km² dhe në Azinë Qendrore 11.88 banorë në 1km²)
  • në këtë kontinet është  koncentruar 60% e popullsisë botërore;

Karakteristikat e përmendura demografike kontinentin e Azisë e bëjnë që të dallojë nga kontinentet e tjerë. Nëse në këtë kontinent nuk paraqiten në të ardhëshmen ndryshime të theksuara shoqërore-ekonomike, aty edhe me tutje numri i popullatës, krahasuar me kontinentet e tjerë, do të ketë një trend të ritjes më të përshpejtuar. Në këtë drejtim aty më tepër dallon Azia Jugore ku primatin e mban India dhe Pakistani me Bangladezhin.Pastaj edhe Azia Juglindore ku në vend të parë vjen Indonezia.

About these ads

Komente»

No comments yet — be the first.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: