jump to navigation

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHTRIRJEN HAPËSONIRE TË POPULLATËS BOTËRORE 3 Janar, 2012

Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.
trackback

 

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

MBI SHTRIRJEN HAPËSONIRE

TË POPULLATËS BOTËRORE

 

Rruzulli tokësor nuk ka sipërfaqe homogjene, përkatësisht të jetë i përfshirë vetëm prej sipërfaqes ujore, ose prej asaj tokësore. Mbulesa ujore, siç është e njohur, përfshin sipërfaqe me të madhe, gati 75%, kurse ajo tokësore (stera) vetëm rreth 25%. Nga kjo shihet se popullata botërore është e koncentruar  në një hapësirë të vogël të planetit dhe me cilësi të ndryshme natyrore-gjeografike.

Në këtë shkrim nuk do të bëhet ndonjë analizë të elementeve demografike të popullsisë botërore, por vetëm një vështrim hapësinor të saj. Në fakt, shtrirjen gjeografike do ta paraqesim sipas rajoneve nëpër kontinente, dhe, pastaj, sipas shteteve, duke i ndarë në grupe sipas madhësisë së numrit të popullsisë.

Numri i popullatës në botë

Sipas të dhënave të vitit 2010, planeti ynë ka numëruar gjithsej 6,830,586,985 banorë. Ky numër kaq i madh është i vendosur në gjashtë kontinente. Pjesa më e madhe e popullatës, gati dy të tretat, është e ngulitur në kontinentin e Azisë. Në vendin e dytë vjen kontinenti i Afrikës, pastaj në vendin e tretë kontienti i Evropës. Numri më i vogël është i koncentruar në kontinentin e Australisë me Oqeaninë.

Popullsia sipas ndarjes rajonale të kontinenteve

Kontinenti i Azisë

Ky kontinent me sipërfaqe më të madhe, e përfshin edhe numrin më të madh të popullsisë. Aty jetojnë 4,119,626,293, ose 60.31% të popullatës botërore. Azia për shkak të sipërfaqes së madhe dhe faktorëve të ndryshëm natyrorë-gjeografikë, në vija të mëdha mund të ndahet në katër rajone:

  • Azia Lindore,
  • Azia Jugore-qendrore,
  • Azia Jug-lindore dhe
  • Azia Perëndimore (Në këtë ndarje, Azia Qendrore është e përfshirë me atë Jugoren, kurse Azia Veriore, përkatësisht pjesa aziatike e Federatës Ruse, është  përfshirë në kontinentin e Evropës).

 

     Azia Lindore.- Në këtë rajon gjendet 37.9% e popullsisë së këtij kontinenti, ose 1,562,108,607 banorë. Aty përfshihen 7 shtete dhe një njësi që s’ka akoma status shteti.

     Azia Jugore-Qendrore.- Ky rajon, i cili mund të quhet edhe makrorajon pasi aty janë përfshirë dy rajone (Azia Jugore dhe ajo Qendrore), është me popullsi më të madhe në kontinent. Aty banojnë 1,717,433,848 banorë, ose 41.7%. Gjithsej aty i ka 14 shtete.

     Azia Jug-lindore.- Në dallim prej dy rajoneve që i përmendëm, këtu numri i popullsisë është shumë më i vogël. Gjithsej i ka 606,418,773 banore, ose 14.7%. Këtë rajon e përbëjnë 13 shetete.

     Azia Perëndimore.- Edhe pse ky rajon përfshin një sipërfaqe relativisht të madhe, krahasuar me rajonet e tjerë, ka një numër të popullsisë shumë të vogël. Aty gjithsej banojnë 233,667,063 banorë, ose relativisht vetëm 5.7%. Aty janë përfshirë 17 shtete dhe një njësi administrative që akoma s’ka statusin e shtetit.

Kontinenti i Afrikës

Në këtë kontinent është koncentruar 14.8% e popullatës botërore, ose 1,012,956,064 banorë.

Struktura relievore dhe faktorët e tjerë natyrorë-gjeografik, kanë ndikuar që Afrika të ndahet në disa rajone natyrorë. Gjithsej janë pesë rajone, edhe atë:

  • Afrika Lindore,
  • Afrika e Mesme,
  • Afrika Veriore,
  • Afrika Jugore dhe
  • Afrika Perëndimore.

     Afrika Lindore.- Në këtë rajon janë përfshirë 18 shtete me një popullsi prej 325,803,258 banorë, ose 32.2% të popullsisë afrikane. Mesatarisht çdo shteti i takojnë 18,100,181 banorë.

 

     Afrika e Mesme.-  Ky rajon numëron 9 shtete dhe një popullsi prej 125,164,821 banorë, ose 12.3%. Mesatarisht çdo shteti i takojnë 13,907,202.

     Afrika Veriore.- Perfshin një numër prej 7 shtetesh dhe një popullsi prej 206,207,661 banorë, ose 20.3%. Mesatarisht çdo shteti i takojnë nga

29,458,237 banorë.

     Afrika Jugore.- Në këtë rajon i ka vetëm 5 shtete dhe një numër të vogël të popullsisë, gjithsej 56,540,488 banorë, ose 5.6%. Mesatarisht çdo shtet numëron 11,308,097 banorë.

     Afrika Perëndimore.- Numëron gjithsej 17 shtete dhe vjen në vendin e dytë pas Afrikës Lindore. Edhe me numrin e popullsisë vjen në vendin e dytë. Gjithsej i ka 299,239,836 banorë, ose 29.5%. Mesatarisht çdo shteti i takojnë 17,602,343 banorë.

Nga këto të dhëna shihet se numri më i madh i popullsisë afrikane është i koncentruar në Afrikën Lindore (32.2%) dhe në atë Perëndimore (29.5%). Në Afrikën Jugore  ka më pakë, vetëm 5.6% të popullsisë së këtij kontinenti.

Kontinenti i Amerikës

 

Kontinenti i Amerikës që e përfshin hemisferën perëndimore të rruzullit tokësar, ka një popullsi prej 932,044,116 banorë, ose 13.6% të popullatës botërore.

 

Popullsinë e këtij kontinenti do ta paraqesim sipas kësaj ndarje:

  • Amerika Veriore,
  • Amerika Latine dhe Karibet,
  • Amerika Jugore,
  • Amerika Qendrore

     Amerika Veriore.- Në këtë kontinent bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja; pastaj edhe disa ishuj për rreth (Bermuda, Grinlanda dhe Shën Pier dhe Mikelon). Këtu janë të populluar gjithsej 344,124,520 banorë (35.8% të kontinentit të Amerikës), kurse vetëm në ishujt e përmendur banojnë 131,915 banorë, ose .03% të numrit të përgjithshëm të Amerikës Veriore.

 

      Amerika Latine dhe Karibet.

a)Karibet.- Këtë pjesë të Amerikës Latine e përbëjnë ishujt karibe, të cilët sipas ndarjes administrative numërohen 25.Aty gjithsej banojnë  37,230,444 banorë.

Amerika Jugore.- Përfshin pjesën kontinentale të Amerikës Latine. Këtu janë të populluar 396,391,032 banorë, ose 42.5% të popullsisë së Kontinentit të Amerikës. Mesatarisht çdo shteti i takojnë 30,491,617 banorë.

Amerika Qendrore.- Është një rrip tokësor që lidh Amerikën Veriore me atë Jugore. Numri i përgjthshëm i popullsisë së këtij rajoni është  154,298,120 banorë. Në numrin e popullsisë amerikane merr pjesë me 16.5%. Mesatarisht çdo shteti i takojnë 19,287,265 banorë.

Kontinenti i Evropës

Ky kontinent ka një popullatë prej 727,082,222 banorë. Në numrin e popullatës botërore merr pjesë me 10.6%

Popullsinë do ta paraqesim sipas kësaj ndarje:

  • Evropa Lindore,
  • Evropa Veriore,
  • Evropa Jugore,
  • Evropa Perëndimore

Evropa Lindore.-  Ky rajon përfshin një sipërfaqe më të madhe nga rajonet e tjerë. Këtu është përfshirë edhe pjesa aziatike e Federatës Ruse.Nga ky shkak, këtu është edhe numri më i madh i popullsisë së këtij kontinenti. Aty gjithsej janë të populluar 292,081,749 banorë, ose 40.2% të popullsisë evropjane. Mesatarisht çdo shteti i takojnë nga 29,208,174 banorë.

Evropa Veriore.- Në këtë rajon përfshihen shtetet nordike dhe shtetet priballtike. Këtu është përfshirë edhe Mbretëria e Bashkuar me Irlandën dhe disa  ishuj të kësaj ane të Evropës. Aty banojnë gjithsej 97,547,377 banorë, ose 13.4% të popullsisë së kontinentit. Mesatarisht çdo shteti, përfshirë edhe ishujt pa status të zgjidhur, i takojnë nga 7,500,644 banorë.

 

     Evropa Jugore.-  Shtetet e këtij rajoni janë të pozicionuar në tre gadishuj të mëdhenj: Gadishullin e Ballkanit, Apenin dhe atë Pirenej (Iberik). Këtu banojnë gjithsej 147,347,563 banorë, ose 20.3% të popullsisë së kontinentit. Mesatarisht çdo shteti, përfshirë Andorën, Gjibraltarin, Qytetin e Shenjtë të Vatikanit dhe San Marino, i takojnë nga 8,667,503 banorë.

Evropa Perëndimore.-  Në këtë rajon është e përfshirë edhe rajoni i Evropës Qendrore. Aty banojnë gjithsej 190,105,533 banorë, ose 26.1% të popullsisë së përgjithshme të kontinentit. Mesatarisht çdo shteti, përfshirë edhe shtetet brenda në shetet, i takojnë nga 17,282,321 banorë.

Oqeania, Australia

Oqeania i përfshin ishuj të pozicionuar në oqeanin Paqësor (Zelanda e Re, Melanezia me disa ishuj-shete, Mikronezia dhe Polinezia). Edhe pse aty ka një numër të madh të ishujve, numri i popullsisë është i vogël. Aty gjithsej banojnë 21,670,638 banorë, ose 0.32% të popullatës botërore.

Australia është shtet-kontinent me një popullsi rallë të banuar.Në këtë kontinent banojnë gjithsej 21,515,754 banorë. Në numrin e përgjithshëm të popullatës botërore merr pjesë me 0.31%.

 

Shtetet sipas numrit të popullsisë

 

Faktorët e ndryshëm natyrorë-gjeografikë, shtimi jo i njëjtë natyror dhe kushte të tjera, kanë ndikuar që shtetet të mos kenë popullim të njëjtë. Disa kanë numër të popullsisë më të madh, disa më të vogël. Nga ky shkak shtetet do t’i ndajmë sipas madhësisë së numrit të popullsisë.

 

Sipas numrit të popullsisë, shtetet i kemi ndarë në shtatë grupe:

  1. Mbi 1 miljardë banorë (2 shtete),
  2. Prej 100 gjer më 1 miljardë (9 shtete),
  3. Prej 50 gjer më 100 miljonë (13 shtete),
  4. Prej 10 gjer më 50 miljonë (58 shtete),
  5. Prej 5 gjer më 10 miljonë (31 shete),
  6. Prej 1 gjer më 5 miljonë (43 shete),
  7. Gjer më 1 miljonë banorë (75 shetete +3 pa status të zgjidhur)

Gjithsej 234 shtete (përfshirë  kolonitë dhe  3 pa status të zgjidhur).

  1. Shtete mbi 1 miljardë banorë (2).- Në këtë grup bëjnë pjesë vetëm dy shtete: Kina dhe Indija. Që të dy së bashku përbëjnë një popullsi prej 2,503,249,313 bnanorë, ose 36.6% të popullatës botërore.
  2. Shtete prej 100 gjer më 1 miljardë banorë (9).- në këtë grup bëjnë pjesë këto shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Indonezia, Brazili, Pakistani, Bangladezhi, Nigeria, Rusia, Japonia dhe Meksika. Prej këtij numri, katër shtete gjenden në kontinentin e Azisë ( pa përfshirë Federatën Ruse). Numri i popullsis në këtë grup arrin rreth 1,620,527,804  banorë, ose 23.7% të popullatës botërore.
  3. Shtete prej 50-100 miljonë banorë (13).-Këtu gjithsej janë 13 shtete, prej tyre 6 shtete gjenden në kontinentin e Azisë, 4 në Evropë dhe  3 shtete në Afrikë. Në kontinentin e Amerikës dhe të Australisë me Oqeaninë shtete që i takojnë këtij grupi nuk ka. Numri i përgjithshëm në këtë grup është 950 250 079 banorë, ose 13,9% të popullsis botërore.
  4.  Shtete prej 10-50 miljonë banorë(58).- Këtij grupi i takojnë gjithsej 58 shtete (në këtë grup përfshihen edhe territore pa status shteti). Shtetet e këtij grupi gjithsej numërojnë 1,368 379 170 banorë, ose 20.0% të popullatës botërore.Numri më i madh i shteteve të kësaj kategorie gjenden në kontinentin e Afrikës (25, ose 43.1% ), pastaj në atë të Azisë (14, ose 24.1%). Në Evropë gjenden 9, kurse në Amerikën e Jugut 8 shtete (këtu janë përfshirë edhe shetetet e Amerikës Qendrore dhe Karibet). Amerika Veriore dhe Australia me Oqeaninë kanë nga një shtet.
  5. Shtete prej 5-10 miljonë banorë (31).- Këtij grupi i përkasin 31 shtete, prej të cilëve më tepër i ka në Evropë (10, ose 32.2%). Kontinenti i Azisë ka 8, Amerika Jugore 7, dhe Australia me Oqeaninë vetëm 1 shtet. Në këtë  grup gjithsej banojnë 228 324 935 banorë që, në numrin e përgjithshëm të popullatës botërore, është vetëm 3.3%.
  6. Shtete prej 1-5 miljonë banorë (43).-  Në këtë grup janë përfshirë 43 shtete dhe territore pa status të zgjidhur. Edhe këtu mund të shihet se numri më i madh prej 14 shtetesh gjendet në Evropë. Pastaj në Afrikë 12 dhe në Azi 10 shtete. Kurse në Amerikën jugore i ka 6 dhe në Australi me Oqeaninë vetëm 1 shtet. Në Amerikën veriore shtete që i përkasin këtij grupi nuk ka. Këtu banojnë gjithsej 131 722 219 banorë, ose vetëm 1.9% të popullatës botërore.
  7. Shtete gjer më 1 miljonë banorë (75+3 shtete pa status të zgjidhur).- Këtë grup e përbën numri më i madh i shteteve. Gjithsej janë 75 shtete dhe 3 pa status të zgjidhur (Guam, Saint Martin dhe Saint Barthelemy).Këtu përfshihet edhe një numër i kolonive ose territoreve. Në numrin e përgjithshëm të shteteve , kjo është një pjesëmarrje prej 33.3%. Në këto shtete banon një numër i pakonsiderueshëm, vetëm 218,506 banorë, ose 0.003% të popullatës botërore. Është për t’u theksuar se numri më i madh i këtyre shteteve ose territoreve gjenden në Oqeani, gjithsej 33 ose 42.3%. Në vend të dytë me 18 shtete ose territore vjen Amerika Jugore me atë Qendrore dhe Karibet. Këtu i ka 18 shtete ose territore (31.0%).

Të dhënat e paraqitura më lartë tregojnë se në botë numrin më të madh e përbëjnë shetet e vegjël gjer më 5 miljonë banorë. Në numrin e përgjithshëm pjesëmarrja e tyre është 51.7%, kurse numri i popullsisë është minimal, vetëm 1.9% të popullatës botërore (131 940 725 banorë).

Menjëherë pas këtij grupi, vjen grupi prej 5-10 miljonë banorë. Këtë grup e përbën një përqindje prej 38.0%. Pjesëmarrja në numrin e popullatës botërore, krahasuar me grupin e përmendur, është shumë e madhe, gati 23.4% (1 596 704 105 banorë).

Është për t’u theksuar se më tepër se një e treta e popullatës botërore është e koncentruar vetëm në dy shtete (Kinë dhe Indi). Kto dy shtete numërojnë gjithsej 2 503 249 313 banorë, ose 36.6% të popullatës botërore.

Madje, mund të shihet se shtrirja hapësinore e popullatës botërore sipas kontinenteve nuk është e barabartë. Më tepër se gjysma, ose shprehur në vlera relative, gati 60.31% gjendet në kontinentin e Azisë. Përqindja në kontinentet e tjerë dukshëm është më e vogël. Në Afrikë i ka 14.8%, në Amerikë(të dyja Amerikat) 13.6%, në Evropë 10.6%, kurse në Australia me Oqeaninë përfshihet një pjesëmarrje  minimale, vetëm 0.63%.

(Shënim: shkrimi është përgatitur nga literatura përkatëse dhe të dhënave statistikore në faqet e internetit)

About these ads

Komente»

No comments yet — be the first.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: