NDRYSHIMET KLIMATIKE GLOBALE DHE PASOJAT NË BOTËN E GJALLË 28 Prill, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.1 comment so far
NDRYSHIMET KLIMATIKE GLOBALE
DHE PASOJAT NË BOTËN E GJALLË
Ç’është klima?
Në literaturën shkencore mund të gjenden definicione të ndryshme lidhur me klimën. Definicionet e më parshme kanë qenë mjaft të thjeshta dhe nuk kanë pasur një kuptim të plotë. Mirpo, me kalimin e kohës, duke u përsosur metodologjia hulumtuese shkencore, në kohën e fundit, mund të thuhet se janë të plota dhe gjithpërfshirës. (më tepër…)
LINDJA E AFËRME 22 Prill, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.add a comment
LINDJA E AFËRME
KUSHTET NATYRORE-GJEOGRAFIKE DHE STRATEGJIKE SI FAKTOR RELEVANT NË KRIJIMIN E NJË RAJONI NEURALGJIK BOTËROR KU JANË TË IMPLIKUARA EDHE INTERESAT E FUQIVE TË MËDHA
Lindja e Afërme apo Lindja e Mesme?
Kjo është pyetja e parë që mund të paraqitet në opinionin e përgjithshëm. Një pyetje e këtillë vjen nga fakti se, siç jemi edhe dëshmitarë, në shtypin e përgjithshëm botëror apo në mediat e tjera, gjatë emitimit të informacioneve të ndryshme lidhur me këtë rajon të Azisë Jugperëndimore, përdoret nocioni Lindja e Mesme. (më tepër…)
SERBIA FTON SHQIPËRINË PËR “NDARJEN E TERRITOREVE” 12 Prill, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.add a comment
SERBIA FTON SHQIPËRINË PËR
“NDARJEN E TERRITOREVE”
Qysh në fillim vetëparashtrohet pyetja: Çfar territore mendon Serbia të ndajë, ku shtrihen ato territore, kush i ka sot në zotërim dhe me çfar etniteti janë të populluara, e kështu ngjajshëm? Ftesë Shtetit shqiptar gjer më sot asnjë nga shtetet që kufizohet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë aktuale nuk i ka bërë me qëllim që të kërkojë ndonjë ndarje territoresh, edhe pse ekzostojnë synime ndaj tokave shqiptare. (më tepër…)
CUNAMET JANË KRIJESË E TËRMETEVE SUBMARINË QË KRIJOHEN NGA LËVIZJET E PLLAKAVE TEKTONIKE 21 Mars, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.4 comments
CUNAMET JANË KRIJESË E TËRMETEVE
SUBMARINË QË KRIJOHEN NGA
LËVIZJET E PLLAKAVE TEKTONIKE
Tërmeti katastrofal në Indonezi në fillim të këtij shekulli, më saktë më 26 dhjetor të vitit 2004, me epiqendër në jugperëndim të ishullit Sumatra, në lindje të oqeanit Indian, qe një kataklizmë e vërtetë natyrore në sipërfaqen e rruzullit të planetit tonë. Me forcën e vet maramendase të tërmetit submarin (nëndetar) qenë krijuar dallgë me përmasa gjigande të cilat popullata botërore ndoshta për herë të parë i ndëgjoi me emrin cuname (përveç popullatës japoneze), shkaktuan vdekjen e rreth dyqind e gjashtëdhjetë mijë njerëzve në Indonezi dhe në shtetet për rreth. Me këto dallgë shkatërruese u përfshi gati e tërë masa ujore e këtij oqeani. Kataklizma e këtillë nuk mbaroj aty, tani ajo për një afat shumë të shkurtër, prej pak më tepër se gjashtë vitesh, u paraqit në perëndim të Paqësorit, në Japoninë ishullore. (më tepër…)
ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 20 Shkurt, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.add a comment
ME RASTIN E TREVJETORIT TË PAVARËSISË
SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Shkurt, 17, 2011
Kosova asnjëherë nuk ka qenë e çliruar
Nga serbia, por vetëm e okupuar,
Kurse shqiptarët të sunduar
Populli shqiptar i shumëvuajtur, i ngulitur në truallin e ballkanit për një kohë më të gjatë se çdo popull tjetër, gjatë tërë periudhës kohore historike ka qenë i okupuar dhe i torturuar. Në dallim prej popujve të tjerë sllavë, armiku i tyre ka qenë i dyfishtë. Përderisa sllavët armik të vetmin e konsideronin sundimin shumëshekullor osman, shqiptarët me plot të drejtë, përveç këtij armiku, si armik të dytë më të rrezikshëm e konsideronin, sllavin, (më tepër…)
ETNOGJENEZA SHQIPTARE NË KËRKIMET SHKENCORE TË NJË ARVANITASI 13 Shkurt, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Politikë.add a comment
ETNOGJENEZA SHQIPTARE NË
KËRKIMET SHKENCORE TË NJË ARVANITASI
Shumë studiues të dalluar në fushën shkencore janë orvatur të nxjerrin në dritë etnogjenezën e shqiptarëve si një ndër popujt më të vjetër në Ballkan. Janë krijuar teza të ndryshme, ndokund në mënyrë hipotetike, ndokunt me fakte të ndryshme, janë dhënë prova të cilat dëshmojnë se ky popull është më i vjetër dhe autokton. Këtë në rradhë të parë e kanë konstatuar autorët shqiptarë, pastaj edhe të huajë (evropjanë dhe një pjesë e studiuesëve sllavë). Të parët kanë ardhur në përfundim se më të vjetër janë shqiptarët (më tepër…)
PROJEKTET E IDEOLOGËVE SERBË PËR KRIJIMIN E NJË SERBIE Të MADHE DHE KUNDËRSHTARËT E TYRE 11 Shkurt, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Politikë.add a comment
PROJEKTET E IDEOLOGËVE SERBË PËR KRIJIMIN E NJË SERBIE TE MADHE DHE KUNDËRSHTARËT E TYRE
Duke filluar prej gjysmës së parë të shekullit XIX serbosllavët vazhdimisht kanë luftuar për një shtet serb, i cili do duhej në truallin e Ballkanit të përfshijë një pozicionim qendror, ku kryqëzohen rrugët kryesore që lidhin gadishullin nga të gjitha anët; madje t’i përfshijë ato troje që kanë një natyrë të privilegjuar për ekonomizim dhe që kanë dalje të drejtpërdrejtë në det, ashtu siç e kërkjonë kushtet komplese natyrore për zhvillimin e një shteti modern. (më tepër…)
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN NË ANALIZËN E NJË HISTORIANI SLLOVEN 16 Janar, 2011
Posted by Fejzula Abdulai in Shkencë.add a comment
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
NË ANALIZËN E NJË HISTORIANI SLLOVEN
Çdo etnitet i ngulitur në truallin e Ballkanit ka të kaluarën e vet historike dhe etnogjenetike. Kjo është edhe me atë shqiptar, i cili është më kompakt se çdo etnitet tjetër i banuar në këtë hapësirë. Shqiptarët, në dallim prej të tjerëve, historinë e vet e kanë më të gjatë e më të ndërlikuar. (më tepër…)
DISA FJALË MBI KRIJIMIN E SHTETEVE SLLAVË NË BALLKAN DHE NDIKIMI I FUQIVE TË MËDHA 24 Dhjetor, 2010
Posted by Fejzula Abdulai in Politikë.add a comment
DISA FJALË MBI KRIJIMIN
E SHTETEVE SLLAVË NË
BALLKAN DHE NDIKIMI
I FUQIVE TË MËDHA
Në se bëhet një vështrim retrospektiv në krijimin e shteteve sllavë në Ballkan, do të shihet se në këtë anë të Evropës asnjë shtet nuk është krijuar pa pjesëmarrjen e drejtperdrejtë, ose të tërthortë të ndonjë fuqie të madhe, qoftë perëndimore apo lindore.
Në kontekstin e këtij shkrimi ne do të japim një vështrim të shkurtër në krijimin e shteteve sllavë në hapësirën e Ballkanit, kryesisht duke filluar prej Traktatit të Shen Stefanit, përkatësisht pas mbarimit të luftës ruso-turke dhe gjer në fillim të këtij shekulli, kur krijohen shtetet e fundit në Ballkanin Perëndimor, pas shpërbërjes së shtetit Jugosllav. Në këtë kuadër do të përfshihet edhe shteti shqiptar i Kosovës, i dalë nga kjo shpërbërje. (më tepër…)
QËNDRIMI AGRESIV SERBO-MALAZEZ NDAJ SHQIPTARËVE DHE REZISTENCA E MALËSORËVE GJATË TRAZIRAVE NË FUND TË SHEK. XIX DHE FILLIMIT TË ATIJ XX, NË SYTË E NJË GAZETARE ANGLEZE 25 Nëntor, 2010
Posted by Fejzula Abdulai in Politikë.add a comment
QËNDRIMI AGRESIV SERBO-MALAZEZ NDAJ SHQIPTARËVE DHE REZISTENCA E MALËSORËVE GJATË TRAZIRAVE NË FUND TË SHEK. XIX DHE FILLIMIT TË ATIJ XX, NË SYTË E NJË GAZETARE ANGLEZE
“Tani kemi një armik tjetër, shumë më i keq,
që rritet dita ditës dhe ky është sllavi”
Prenk Doçi
Në njëzet vitet e para të shekullit XX popolli shqiptar, edhe pse i okupuar dhe i shtypur nga Perandoria osmane për mbi 500 vjet, me luftën e vet të pandërprerë shumëshekullore do mund të çlirohej dhe të krijonte shtetin e vet. Mirpo, rrethanat e asaj kohe kanë qenë të tilla ku qenë inplikuar interesa të ndryshme në dëm të shqiptarëve, që e pengonin realizimin e idealeve shqiptare për një pavarsi kombëtare dhe formimin e një shteti të pavarur e sovran shqiptar brenda trojeve të veta shekullore. (më tepër…)