jump to navigation

NDRYSHIMET POLITIKE-GJEOGRAFIKE NË BOTË 10 Prill, 2010

Posted by Fejzula Abdulai in Politikë.
trackback


NDRYSHIMET POLITIKE-GJEOGRAFIKE NË BOTË
SI FAKTOR PËR PARAQITJEN E TENSIONEVE DHE KONFLIKTEVE TË ARMATOSURA

Nëse zhvillimi evolutiv i shoqërisë njerëzore shihet në një retrospektivë historike, do mund të konstatohet se e tërë periudha e kaluar asnjëherë nuk ka qenë e qetë, edhe pse njeriu për çdo herë ka synuar që të jetojë në paqë dhe të mos ketë konflikete të cilët do ta pengonin zhvillimin e mëtutjeshëm të tij. Të dhënat historike tregojnë se tensione ose konflikte për qëllime të ndryshme janë paraqityr qysh në formacionet e para shoqërore-historike dhe gjer në kohrat e sotme. Ndërkaq, qëllimi i këtij punimi nuk është që të bëhet një vështrim historik i konflikteve, por, duke u bazuar në faktet historike të më vonshme dhe ndryshimeve politike-gjeografike që po ndodhin sot në rruzullin tokësor, të jepen disa hollësira lidhur me tensionet dhe konfrontimet e ndryshme që u paraqitën në gjysmën e dytë, posaçërisht në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin e këtij shekulli dhe të tregohet shtrirja gjeografike e tyre.

Sot gati në çdo hapsirë të meridianëve në globin tokësor, njerëzimi është i përfshirë me tensione të cilët në të shumtën e rasteve janë të përcjellur me konflikte të armatosura. Në fakt, këto kanë ardhur për çështje të pa zgjidhura teritoriale dhe pretenzioneve të disa vendeve për ekspanzion teritorial. Pastaj, çështjeve të pa zgjidhura ndërnacionale ku janë të inkorporuar edhe tensionet etnike-konfesionale etj.

Sfida kryesore e njerëzimit gjatë shekullit të kaluar ka qenë që të pengohet paraqitja e një lufte me karakter botëror. Mirpo jemi dëshmitarë se gjatë këtij shekulli ndodhë dy luftëra me karakter botër. Vetëm në Gadishullin Ballkanik, në dekadën  e dytë të shekullit XX, u paraqitën tri luftëra: një luftë botërore e cila nisjen e pati në Ballkan dhe dy rajonale. Gjatë shekullit në fjalë, në dekadën e fundit u paraqitën shumë konflikte të cilët, edhe pse të karakterit rajonal, patën lënë pasojë të rënda në mirëqënien njerëzore.

Është për të theksuar se gjatë këtij shekulli vetëm në dy luftërat botërore jetën e humbën mbi 100 miljonë njerës. Po ashtu, me rëndësi është të nënvizohet, se në këtë shekull paraqitet arma bërthamore. Me këtë u rrit mundësia për shkatërrimin e më shumë vendeve ose tërë civilizimit në botë. Zhvillimi  i shpejtë i armatimit bërthamor në botë, i përcjellë edhe me përsosjen e mëtutjeshëm të armëve konvencionale, solli momentin kritik të pyetjes: “Të ekzistojë njerëzimi apo të mos ekzistojë”? Në këtë pyetje patën ardhur shumë strategë dhe politikanë botërorë. Rreziku i paraqitjes së kësaj arme u ndije në vitet e 60 të këtij shekullu me krizën kubaneze në detin Karib. Për fat të mirë gjatë viteve të 80, përkatësisht me përmirësimin e marëdhënieve në mes superfuqive (ShBA-BRSS) situata politike-ushtarake në botë filloi disi të marrë kahje pozitive.

Fundi i shekullit XX, përkatësisht vitet e nëntëdhjeta, suallë ndryshime të mëdha politike-gjoegrafike në truallin e Evropës e më gjerë. Në këtë kohë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, raportet e partneritetit midis Rusisë dhe Amerikës filluan gradualisht të shndërohen në raporte miqësie. Në fakt, tani të dy palët premtuan se tensionet e më parshëm dhe rreziqet e konfrontimeve do t’i quajnë si të kaluara dhe do kalojnë në rrugën e bashkëpunimit. Rusia filloi t’i zvogëlojë investimet në armatim dhe me atë ta zvogëlojë armatën e vet. Premtime bëri edhe Amerika se do ta zvogëlonte numrin në forcat e armatosura. Po ashtu edhe Aleanca veri-atlantike (NATO) tregoi zvogëlimin e personelit të inkuadruar në rradhët e veta. Kjo organizatë në vitin 1994 e pranoi programën “Partneritet për paqë”. Menjëherë vitin tjetër këtë programë e pranuan edhe 24 vende të tjera, përfshirë Finlandën e Suedinë. Këtu u përfshinë edhe republikat e ish Bashkimit Sovjetik, bashkë me Rusinë.

Në këtë periudhë kohore të ngarkuar tepër me tensione dhe kërcënime, paraqiten tentime në zvogëlimin, pastaj edhe në ndalimin e prodhimit të armëve kimike. Në vitin 1992 u miratua Konventë ndërkombëtare për ndalimin e armëve kimike të cilën e nënshkruan 130 vende të botës. Është për t’u theksuar se Britania e Madhe prodhimin  e ksi lloj armësh për zhdukje masovike e pat ndërprerë qysh në vitet e 50, Franca në vitet e 70. Nga fuqitë e mëdha, Bashkimi Sovjetik prodhimin e ndërpreu në vitin 1987, kurse Amerika në vitin 1990. Po ashtu, në vitin 1996 u miratua ligji mbi ndalimin e prodhimitarmatimit bërthamor.

Megjithatë edhe pse , siç shihet, janë bërë përpjekje për relaksimin e botës nga rreziqet e konfrontimeve të armatosura, përsëri lufta si formë për zgjedhjen e problemeve politike nuk u zhduk tërësisht. Mund të thuhet se proçesi i militarizimit akoma vazhdon. Kështu, për shembull,  në vitet e 90 të shekullit të kaluar në fushën luftarake qenë inkorporuar rreth 45 miljonë njerës, kurse objektet ushtarake patën përfshirë një spërfaqe prej rreth 500 mijë km².

Sipas hapsirës gjeografike që përfshijnë, konfliketet e armatosura mund të jenë: rajonalë dhe lokalë. Shkaqet për paraqitjen e tyre, siç përmendëm më lart, mund të jenë të natyrës së ndryshme: çështjeve të pa zgjidhura kufitare në mes shteteve fqinj, pastaj lëvizjet separatiste, probleme të pa zgjithura ndërnacionale e konfesionale brenda në një shteti, çështje territoriale, ose aspiratave territoriale ndërmjet vendeve të ndryshëm etj.

Në vazhdim paraqitjen e ndryshimeve politike në gjeohapsirën botërore të përcjellura me tensione dhe konflikte do ta shpjegojmë sipas kontinenteve.

Kontinenti i Evropës

Destabilizim serios Evropën e përfshiu në vitet e 90 të shekullit të kaluar. Në fakt, në këtë periudhë duhet të potencohet, se  në plan botëror erdhi në ndërrimin e superfuqive (Amerikës e Bashkimit Sovjetik) të cilat kanë qenë bartësit kryesorë të barazpeshës botërore. Në këtë kohë, me kolapsin e socializmit, shpërbëhet tërësisht Bashkimi Sovjetik, i cili nuk pati dot mundësi më vonë të ketë kontrollë ekonomike e politike në ish republikat e teritorit të vet. Me këtë Evropa fitoi edhe shtatë shtete të tjera të reja: Rusinë, Bellorusinë, Ukrainën, Molldavinë, Estoninë, Letoninë edhe Lituaninë. Ndryshimet e këtilla në pjesën evropjane të ish Bashkimit Sovjetik nuk suallë çregullime të cilët do mbaronin me konfliket të armatosura. Mirpo në pjesën  tjetër të Evropës shpërbërja e socializmit nuk pat mbarim të këtillë. Kjo shihet mirë në pjesën juglindore të kontinentit, përkatësisht në Gadishullin e Ballkanit.

Në këtë rajon gjer në fillim të viteve të 90 të shekullit të kaluar qenë pozicionuar katër shtete (në jug të Danumbit) dhe një pjesë e Turqisë evropjane. Mirpo, me shpërbërjen e Jugosllavisë socialiste në vitin 1991, prej 6 republikave, 4 shpallë pavarsinë e vet duke u krijuar shtete të pavarura. Pastaj u krijua Unioni i Serbisë me Malin e Zi, i cili pas disa viteve (2006) u shpërbë dhe që të dyja republikat u shpallë shtete më vete. Më 17 shkurt të  këtij viti (2008) edhe Kosova,  ish krahinë në kuadër të Serbisë, u shpall shtet i pa varur e sovran.

Shpërbërja e Jugosllavisë moniste nuk qe fatlume për të gjitha republikat. Disa prej tyre u shkëputën me pak pengesa, kurse të tjerat u përfshinë në konflike shumë të ashpërta luftarake. Kush kundër kujt luftonte? Nismëtar i konflikteve të këtilla qe politika hegjemoniste dhe aspiratat serbe të pashterura për ekspanzion teritorial me qëllim për krijimin e një Serbie të madhe dhe etnikisht të pastërt. Gjatë shpërbërjes së shtetit, republika e parë që shpalli pavarsinë e vet qe Sllovenia (1991), prandaj edhe konflikti i parë filli aty, por për fat të mirë kjo luftë zgjatë rreth 10 ditë. Po në këtë vit, edhe Kroacia shpalli pavarsinë e vet. Mirpo, në këtë republikë (shtet), Serbia kishte interes më të madh teritorial dhe aty jetonte një numër i konsiderueshëm i popullatës serbe. Nga këto arsye aty lufta vazhdoi shumë më gjatë, prej vitit 1991-1995.  Sulmet në Kroaci, Serbia i bëri në caqe me rëndësi të posaçme strategjike, ashtu siç i shkonte asaj në interes. Në pjesën perëndimore, sulmet i bëri në bregdetin kroat, në rrethirën e Zarës, kurse në brendësi në rajonin e Vojna Kraina dhe në Sllavoni (Vukovar me rrethirë). Pastaj lufta agresive okupuese  vazhdoj edhe në bregdetin dalmatin, duke zhvilluar një luftë mjaft të ashpërt për okupimin e Dubrovnikut (këtë e shpalli “Republika e Dubrovnikut”, por pa sukses).

Serbia edhe pse aty pësoj një disfatë të cilën nuk e priste, hyrë në një luftë tjetër mjaft të tmerrshme dhe po ashtu jofitimprurëse dhe jojustifikuese. Kjo qe lufta e Bosnjës, në mes myslimanëve dhe serbëve të bosnjës të përkrahur nga Serbia, e cila zgjati prej vitit 1992 gjer më 1995 me pasoja katastrofale, si në njerës dhe në anën materiale. Madje aty u paraqit edhe një konflikt tjetër i armatosur, në mes myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve të Bosnjës. Në këtë republikë lufta ka qenë ndëretnike dhe konfesionale me qëllim që të bëhen spastrime etnike dhe konfesionale dhe pastaj të përfitohet sa më tëpër në teritor.

Konfliktet e armatosura nuk mbaruan me kaq. Në vitin 1997 u paraqit edhe një konflikt i armatosur tjetër, në terotirin e Kosovës. Kjo qe lufta shqiptaro-serbe për pavarsi. Kosovarët luftonin për shkëputje të plotë nga Serbia dhe të kriojnë shtetin e vet. Mirpo, Serbia, si çdo herë, pretendonte se Kosova është teritor i vet. Në fund ky konflikt mbaroi me ngadhnjimin e shqiptarëve të Kosovës të cëlët, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, e krijuan shtetin e vet. Në vitin 2000 në Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore) u paraqit konflikt i armatosur në mes shqiptarëve si pakicë dhe serbëve. Qëllimi ka qenë që shqiptarët t’i fitojnë të drejtat e tyre të kombëtare si pakica. Ky ka qenë një konflikt ndër etnik. Konflikt i karakterit të këtillë paraqitet edhe në Republikën e Maqedonisë, në mes shqiptarëve e maqedonëve.

Në këtë shtet konflikti ka pasur karakter ndërnacional në mes shqiptarëve (për kah numri vijnë në vend të dytë në Maqedoni) dhe maqedonëve. Shqiptarët si popull autokton, të drejtat e tyre legjitime i patën kërkuar për një kohë shumë të gjatë ( qysh në Jugosllavinë moniste) por pa sukeses. Të njëjtën e vazhduan edhe me formimin e Maqedonisë si shtet më vete. Edhe tani nuk patën ndonjë sukses të kënaqshëm sepse qeveria maqedone asnjëherë nuk i përfillte kërkesat e tyre. Këto qenë shkaqet që ata t’i marrin armët dhe të hyjnë në një luftë të armatosur ndëretnike për të drejtat e veta kombëtare që u takojnë. Mirpi, pushteti maqedonas kërkesën e shqiptarëve të paraqitur në këtë mënyrë e quajti agresion  ndaj vendit të vet të ndihmuar dhe përkrahur nga qeveria e përkohshme e Kosovës, nga Bashkësia Evropjane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrimet e partive politike shqiptare i quajti separatiste, kurse Ushtërinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) e quajti teroriste, duke shpresuar se do ketë përkrahjen ndërkombëtare. Këtë e bëri me qëllim se tani qe momenti kur bota po e lufton terorizmin e organizuar botëror. Konflikti i armatosur mori fund me Marëveshjen Kornizë të Ohrit e nënshkruar nga dy palët e përfshira në konflikt dhe nga bashkësia ndërkombëtare, në vitin 2001. Në Evropë ekzistojnë edhe konflikte të tjera të pa zgjedhura. Ekziston konflikt në  mes grekëve dhe turqëve të Qipros për një kohë të gjatë. Ky konflikt daton qysh prej vitit 1974 kur Turqia me intervenim ushtarak bëri ndarjen e ishullit në dy pjesë. Pjesën  veriore të populluar me turq e shpalli si shtet më vete. Ky problem edhe sot është i pa zgjidhur dhe shteti i krijuar në këtë mënyrë në pjesën veriore, ndërkombëtarisht është akoma i papranuar. Për një kohë shumë të gjatë     lëvizje separatiste ekziston në Irlandën Veriore, ose Alster (lëvizje për t’u ndarë nga Mbretëria e Bshkuar dhe për tju bashkuar Irlandës). Pastaj destabilizim të brendshëm politik paraqesin Baskët në Spanjë të cilët luftojnë për liri kombëtare dhe pavarsi. Ekziston edhe lëvizja separatiste në Korzikë. Popullata e këtij ishulli të madh në mediteranin perëndimor, lufton për ndarje nga Franca dhe të kriojë shtet më vete.

Kontinenti i Azisë

Kontinenti i Azisë në një periudhë të gjatë historike është i përfshirë me konflikte të karakterit të ndryshëm. Në shumë raste janë paraqitur tensinone të mëdha në mes shteteve ose brenda në shtetet; disa kanë mbaruar pa ndonjë konflikt të armatosur. Tensionet dhe konfliktet e paraqitura në këtë kontinent më të madh në botë, me qëllim që të fitohet një pasqyrë e qartë, do t’i sqarojmë në mënyrë të veçuar.

Tensionet dhe konfliktet në këtë kontinent janë të kësaj natyre:

  • çështje të pazgjidhura kufitare,
  • çështje teritoriale,
  • lëvizjet separatiste paraqesin problem serios politik-gjeografik,
  • problemet e brendshme në shtet, ose luftërat civile.

Çështjet e pazgjidhura kufitare.- Sot në botë mund të hasen shumë shembuj ku nuk janë zgjidhur çështjet kufitare. Më tepër konflikte të kësaj natyre i ka në Azi. Do t’i përmendim disa prej tyre.

Në vitet e 60 të shekullit të kaluar paraqitet konflikti i armatosur kufitar në mes ish Bashkimit Sovjetik dhe Kinës për disa lumenj me rëndësi në pjesën verilindore të Kinës, për të cilët  nuk mund të gjendej zgjidhje diplomatike. Me rëndësi është të theksohet konflikti i armatosur ndërmjet Irakut dhe Iranit për çështje të pazgjidhura kufitare në vitet e 80. Nismëtar i këtij konflikti ka qenë Iraku. Ky shtet më 22 shtator të vitit 1980 ushtarakisht e sulmoi Iranin. Pa ndonjë zgjidhje të mirë, me ndërhyrjen e OK të Bashkura dhe faktorit tjetër ndërkombëtar, konflikti mbaroi më 20 gusht të vitit 1988. Konflikt i kësaj natyre paraqitet edhe ndërmjet Indisë dhe Kinës. Në pjesën veriore të Indisë, përkatësisht në zonën e maleve të Himalajeve, një pjesë në gjatësi prej 3225 km. Kina mendon se është çështje akoma e pazgjidhur. Andaj ajo më 20  tetor të vitit 1962 ushtarakisht e sulmoi Indinë. Në këtë anë të Azisë ekziston një konflikt tjetër i mirënjohur dhe akoma i pazgjidhur, ndërmjet Indisë e Pakistanit për çështjen e Kashmirit. Aty konflikte të armatosura janë paraqitur në vitin 1967 dhe 1971. Në vitin 2000 situata qe tensionuar aq tepër sa këto shtete u ndodhë në prak të një lufte tjetër e cila mund të ishte me përmasa dhe pasoja tepër të mëdha (kujtojmë se që të dy këto shtete posedojnë armë bërthamore). Mirpo me intervenim e faktorit ndërkombëtar situata u stabilizua. Në pjesën jugperëndimore  paraqitet knflikti ndërmjet Turqisë aziatike dhe Greqisë evropjane, për çështjen e kufirit në disa ishuj në detin Egje. Në rajonin e Kavkazit çështje të pa zgjidhura paraqiten edhe në mes Ermenisë dhe Azerbexhamit.

Çështje teritoriale.- Probleme të kësaj natyre janë paraqitur vetëm në Azinë Lindore. Në këtë pjesë ekzistojnë dy konflikte. Që të dy piknisjen e kanë menjëherë pas mbarimit të Luftës s Dytë Botërore. Ish Bashkimi Sovjetik me operacionet e bëra gjatë ofanzivës në Manxhuri, pati mundësi t’i okupojë ishujt Kurile duke i vënë nën administrimin e qarkut të Sahalinit. Mirpo, nga ana tjetër, Japonia pretendon se këta ishuj janë pjesë e teritorit të vet, prandaj këto dy vende akoma gjenden në një konflikt të pa zgjidhur. Po ashtu në periudhën në fjalë, ekziston mosmarëveshje në mes Kinës dhe Tajvanit (emri i vjetër,Formozë). Ky i fundit prej Kinës u shkëput në vitin 1949 dhe sot është shtet i pavarur dhe nën kontrollin ushtarak amerikan. Mirpo Kina edhe sot e trajton si teritor të vet. Një konflikt tjetër që paraqitet në dekadën e fundit të shekullit të kaluar është në Lindjen e Mesme. Këtu Iraku për çdo herë ka pretenduar se Kuvajti nuk mund të jetë shtet më vete sepse është i shkëputur nga teritori irakjan. Pikërisht ky qe shkaku që Iraku i bëri agresion këtij shteti të vogël me qëllim që ta ribashkojë në teritorin e vet. Mirpo, me intervenimin të fuqive të jashtme, Iraku nuk pati dot mundësi që ta realizonte qëllimin e vet. Në këtë rajon të Azisë, për çështje të këtilla, vazhdimisht ka konflikte në mes shteteve arabe dhe Izraelit. Vetë pozita gjeografike dhe gjeostrategjike e këij rajoni ka ndikuar që aty të paraqiten tensione ose konflikte të natyrës së ndryshme.

Lëvizjet separatiste.- Problem serios politik-gjeografik paraqesin edhe konfliktet separatiste.  Një ndër problemet  më të mëdha në pjesën jugperëndimore (Lindja e Mesme) të Azisë që mund të paraqesë destabilizim të madh politik jo vetëm rajonal por edhe më gjerë, është çështja e Palestinës dhe formimit të shtetit Izrael. Formimi i shtetit ebrej (1948) vazhdimisht pat shkaktuar konfrontim izraelo-arab dhe problem të rëndë ndërkombëtar. Izraeli me vendet araba shumëherë ka pasur konfrontime ushtarake (1948, 1967 dhe 1973). Pastaj në vitin 2006 Izraeli në pjesën veriore të vet, pat një konflikt të armatosur të quajtur konflikti Izraelo-Libanes. Në fakt, Izraeli qe përfshirë në një luftë të drejtëpërdrejtë me një organizatë e cila ndërkombëtarisht  ka qenë e papranuar, me emrin Hezbollah. Më vonë si rrjedhojë e disfatave luftarake të vendeve arabe, për zgjidhjen e çështjes palestineze  filluan të kujdesen vetë palestinezët. Edhe pse është nënshkruar marëveshje e përkohshme ndërmjet Organizatës për Çlirimin e Palestinës  dhe Izraelit për fitimin e një autonomie në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, akoma nuk është definuar natyra e marëveshjes vendimtare për paqë dhe statusi  i rajonit palestines.

Në këtë rajon aziatik, i cili me poziten e vet gjeografike që lidh tre kontinente, krahas me të edhe me pozitë poashtu të përshtatshme gjeostrategjike që i tërheq interesat e fuqive të mëdha botërore, ndeshet një problem për një peiudhë më të gjatë dhe me gjasa shumë të vështira se mund të zgjidhet, ai është problemi i kurdëve. Në dukje të parë mund të thuhet se ky popull me numër është i pakët dhe se teritori i tij poashtu mendohet se është i vogël. Mirpo realiteti e flet të kundërtën. Rajoni ku janë të populluar kurdët quhet me emrin Kurdistan dhe përfshin një sipërfaqe mjaft të madhe.

Me qëllim që ta informojmë lexuesin më tepër mbi këtë popull liridashës, do të japim një shpjegim pak më të hollësishëm. Së pari të shohim se  ku shtrihet Kurdistani, sa sipërfaqe përfshin, kush janë kurdët dhe sa është numri i tyre?

Kurdistani është i pozicionuar në pjesën qendrore të Lindjes së mesme (kujtojmë se ky rajon për Evropën është Lindja e Afërme), në vendin ku kryqëzohen rrugët tokësore dhe ajrore me rëndësi rajonale dhe botërore. Ai gjendet në zonën e maleve më të larta të rajonit në fjalë. Kurdistani nuk është shtet i pavarur e sovran. Teritori i vet është përçarë ndërmjet  pesë shteteve: Turqisë (194 400 km²), Iranit (124 950 km²), Irakut (72 000 km²), Sirisë (18 300 km²) dhe Ermenisë (10 000 km²). Siç shihet pjesa më e madhe gjendet në teritorin e Turqisë, kurse më e vogla në atë të Ermenisë. Gjithsej ky rajon përfshin një sipërfaqe prej rreth 420 000 km².

Kurdët janë një popull i lashtë me origjinë nga fiset persiane. Themelues i një dinastie persiane, kurdët i përmend si armq të vet. Në shkrimtarët e vjetër grekë e latinë, kurdët përmenden  si një fis i ashpërt. Sipas të dhënave shkencore mund të shihet se  ata bëjnë pjesë në grupin e madh indoevropjan.Vetë fjala “kurd” ose “gurd” në gjuhën persiane do të thotë i guximshëm, i durueshëm, i vazhdueshëm, kurse fjala “gurdan” do të thotë trim ose hero. Në gjuhën tatare kjo fjalë do të thotë ujk. Në gjuhën ermene kurdët quhen “karduk”, kurse në atë arabe “kart”. Sa është numri i kurdëve? Për numrin e këtij etniteti nuk ka të dhëna stastistikore të sakta, por vetëm vlerësime nga ana e autorëve të ndryshëm që merren me çështje popullative. Nëse gjenden të dhëna ato nuk janë objektive. Veç asaj edhe vetë kurdët largohen të japin shifra të sakta për numrin evet. E gjithë kjo ka ardhur nga fakti se ata, siç u përmend më lartë, teritorialisht gjenden në shumë shtete dhe të dhënat e tyre, varësisht se në cilin teritor gjenden, për çështje politike ose diçka tjetër, nuk publikohen në mënyrë objektive. Turqija, për shembull,për një kohë të gjatë zyrtarisht aty nuk i ka pranuar si një popullatë jo turke, por i ka quajtur si turqë malorë që e popullonin pjesën malore lindore të vendit. Këtu ata i janë nënshtruar procesit të asimilimit. Prandaj edhe numri i tyre në këtë shtet nuk është i saktë dhe i sigurtë. Disa autorë janë të mendimit se të dhënat ruse mund të jenë më afër realitetit.  Kështu, sipas tyre, në vitin 1964 në Republikën e Turqisë i ka pasur 3 000 000, në Iran 1 700 000, në Irak 1 300 000, në Siri 300 000  dhe në Ermeni prej rreth 60 000 gjer më 100 000. Ata i ka edhe jashtë teritorit të vet gjeografik. Në Liban i ka rreth 13 000 dhe në Avganistan rreth 10 000. Sipas këtyre të dhënave për të cilat mendojmë se nuk janë të sigurta dhe lark realitetit, numri i përgjithshëm i kurdëve sillet rreth 6 383 000 (këto të dhëna lexuesi duhet t’i pranojë me një rezervë  të konsiderueshme dhe t’i trajtojë vetëm si të dhëna orientuse). Megjithatë, në një konferencë të mbajtur në Trieshtë të Italisë më 13 korrik 1974 për çështjen e pakicave, përfaqësuesi kurd lidhur me numrin e kurdëve në rajon, pat dhënë të dhëna numerike të cilat nuk përkojnë me ato të autorëve të tjerë të cilët iu referoheshin  të dhënave ruse. Sipas tij në Turqi duhet t’i ketë pasur rreth 8 000 000 kurdë, në Iran 5 000 000, në Irak 3 000 000, në Siri 500 000 dhe në Ermeni rreth 200 000 kurdë. Nga kjo del se në rajon për kohën e përmendur duhet t’i ketë pasur rreth 16 700 000 kurdë. Se cilat të dhëna janë të sakta, koha do ta tregojë.

Në nënkontinentin e Azisë, përkatësisht në Indinë e madhe, ekziston për një kohë të gjatë lëvizja separatiste e Sikëve të cilët synojnë të ndahen nga ky shtet dhe të krijojnë shtetin e tyre me emrin Kalistan. Në ishullin e Shrilankës situatën e destabilizon lëvizja separatiste e Tamilëve. Ky etnitet i këtij ishulli, ndonse i vogël me numër, por i vendosur që të shkëputet, kërkon që t’i bashkangjitet shtetit federal të Indisë, Tamil Nadu. Lëvizje separatiste është paraqitur edhe në një krahinë autonome kineze të quajtur Tibet, e cila me lartësinë e saj të madhe mbi nivelin e detit (mbi 4 000 m.l.a.), mund të quhet mbulesa e botës. Kësi lëvizjesh ka edhe në rajonin e Kavkazit, në Oseti dhe Abkazi, të ciklat janë pjesë përbërëse të shtetit të Gruzisë (ky shtet në botën e perëndimit njihet edhe me emrin Xhorxhi).

Probleme destabilizuese politike paraqesin edhe lëvizjet e brendshme ose luftërat civile.- Konflikte të këtij karakteri në kontinentin në fjalë më së tepërti i ka në rajonin e shteteve juglindorë, pastaj jugorë, jugperëndimorë dhe pak në ato qendrorë. Tensione të përcjellë me konflikte të armatosura janë paraqitur në Kamboxhi në mes kmerëve provietnamezë dhe kmerëve të kuq prokinezë. Në kohën e fundin situata është mjaft e tensionuar ndërmjet qeverisë dhe forcave antiqeveritare në Tajland. Në ishullin Timor të Indonezisë konflikti ka karakter religjios.  Luftëra civile i ka pasur në këto vende: Vietnam 1956, Indonezi 1957, Liban 1958, 1975, Jemen 1962, 1985 dhe 1993, Kamboxhi 1970, 1975 dhe 1978,  Jordani 1970, Bangladezh 1973, Papua Gvinea e Re 1988-89, Taxhikistan 1992, Gruzi 1990-1992 dhe2008, Pakistan 1994 dhe Nepal 2000 dhe 2006.

Nga të dhënat e paraqitura më lart mund të shihet se Azia si kontinent me një sipërfaqe më të madhe në botë, pas Luftës së dytë Botërore ka pasur ndryshime të mëdha politike në gjeohapsirë të cilat, në shumë rajone ose vende,  janë përcjellë me tensione  të mëdha dhe konflikte të armatosura.

Afrika, kontinent plot tensione dhe konflikte

Kontinenti afrikan shikuar historikisht është një ndër kontinentet ku procesi i kolonizimit ka qenë më i theksuar në dallim nga vendet e kontinenteve të tjerë në botë. Është me rëndësi për t’u potencuar fakti se ky kontinet për arsye të disa faktorëve natyrorë-gjeografikë shumë vonë është zbulaur në brendësi. Në fakt, me eksplorimet e më vonshme, u konstatua se aty ekziston një pasuri e madhe e pashterur e resurseve nëntokësore  që e patën tërhoqur vemendjen e vendeve të botës perëndimore të cilët ishin duke zhvilluar industrinë e vet dhe që kishin një nevojë të madhe për lëndë të para. Pikërisht, këto të mira natyrore ata do t’i gjenin në këtë kontinent. Ky qe një ndër faktorët vendimtarë që procesi i kolonizimit i kaploi vendet e këtij kontinenti.

Nga ana tjetër, periudha  e dytë shekullit XX për këtë kontinent, është koha e dekolonimzimit nga zgjedha e huaj. Megjihtatë, edhe pse shtetet afrikanë u çliruan nga zgjedha e huaj, ato hasën në sfida të tjera të pazgjidhura të cilat suallë në tensione  dhe në konflikte të armatusura të brendshme dhe ndërmjet shteteve. Në shumë prej tyre akoma ekzistojnë çështje të pa zgjidhura kufitare ose teritoriale. Në këtë kontekst në kohën e fundit janë paraqitur edhe lëvizje separatiste, ku shumë rajone kanë synuar që të ndahen nga vendi amë. Këto kanë sjellë në tensione të brendshme të përcjellura  në konflikte të armatosura. Është brengosës fakti se problemet e këtilla në kontinent janë duke vazhduar dhe se akoma nuk ka gjasa që të ndalen. Lidhur me këtë, më poshtë do të japim një shpjegim të shkurtër vetëm për ato vende të cilët janë përfshirë me konflikte dhe që e tërheqin vemendjen e huajë.

Lëvizjet e brendëshme.- Me destabilizime të brendëshme politike që kanë sjellë në ritjen e tensioneve dhe të konflikteve, si shembull do t’i përmendim shtetet: Algjerinë, Angolën, Mozambikun, Sudanin dhe  Republikën Demokratike të Kongos.

Algjeria si vend me destabilizim politik është qysh në vitin 1962 kur fitoi pavarsinë e vet prej kolonizimit shumëvjetor françes. Prej kësaj kohe ky shtet verior afrikan, në bashkëpunim të ngushtë me ish Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera socialiste, u orientua në një shoqëri me rregullim socialist. Ndërkaq, me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1962 kur fiton partia islamike, për shkaqe të ndryshme, zgjedhjet qenë anuluar. Për këtë shkak, prej atëheren në vend ekzistojnë konflikte serioze ndërmjet ushtërisë dhe lëvizjes  islamike të rezistencës të cilët, në raste të shumta, mbarojnë me masakrime të popullsisë civile. Lufta civile këtë vend e pat përvishirë në periudhën 1991-2002.

Destabilizim të brendshëm politik paraqet gjendja në Angolë. Pas fitimit të pavarsisë prej Portugalisë në vitin 1974, në këtë shtet shpërtheu luftë qytetare ndërmjet tre frakcioneve me qëndrime antagoniste. Frakcioni i parë ka qenë prosovjetik me emrin  MPLA (lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Angolës), i dyti properëndimor FLNA (Fronti Kombëtar për Çlirimin e Angolës) dhe frakcioni i tretë me emrin UNITA (Unioni Kombëtar për Çlirim të plotë të Angolës). Frakcioni MPLA prosovjetik i ndihmuar me ushtëri kubaneze dhe i furnizuar me armë sovjetike, korri fitore dhe me të e shpalli Republikën Popullore të Angolës. FLNA si frakcion politik shumë shpejt u shpërbë, ndërsa UNITA ekzistoi edhe më tutje në scenën politike duke bërë luftë në jug të vendit. Luftën e këtij frakcioni e përkahte Amerika, kurse me armë dhe me ushtëri, Republika Afrikane e Jugut. Edhe pse janë nënshkruar shumë marëveshje për paqë (në vitin 1988 tërhiqen ushtëritë kubaneze dhe jugoafrikane), gjendja politike vazhdo e më tutje të jetë e tensionuar. Kjo mund të shihet me marëveshjen e fundit për paqë e nënshkruar në vitin 1998 kur UNITA legalizohet si parti  politike, gjendja politike nuk u stabiulizua.

Situatë politike destabilizuese ekziston edhe në Mozambik. Pas çlirimit lëvizje të brendshme në këtë vend paraqiten gjatë luftës qytetare (1975-1992) e cila më e theksuar ka qenë në vitet e 80 të shekullit të kaluar. Kjo luftë qe në mes aleatëve të lëvizjes marksite për pavarsi FRELIMO dhe lëvizjes opzitare RENAMO e përkrahur nga qeveria RAJ (Republika Afrikane e Jugut) dhe Amerikës. Në vitin 1991 nënshkruhet marëveshje e detyrueshme për paqë, kurse në nitin 1992 hyjnë forcat paqësore të OKB. Megjithatë, akoma nuk mund të thuhet se situata politike në këtë vend është stabile.

Në pjesën verilindore të Afrikës, në shtetin  Sudan, në fillim të këtij shekulli paraqitet luftë e brendshme qytetare e cila e përfshiu krahinën Darfur në perëndim të vendit. Këtu konflikti paraqitet në mes rebelëve të ashtuquajtur forca për  çlirimin e Darfurit DLA dhe forcave qeveritare. Edhe pse janë nënshkruar marëveshje për ndalimin e konfliktit, akoma nuk është mbrijtur  një paqë e sigurtë. Kjo është nga se aty ekzistojnë grupe të vogla rebeluese të cilat nuk përfillin kurfarë marëveshjeje.

Konflikte të brendshme paraqiten edhe në vendet e Afrikës Perëndimore. Si shembull me destabilizim politik ku në kohën e fundit është duke u zhvilluar një luftë e brendshme qytetare me pasoja tepër të rënda, është Republika Demokratike e Kongos. Në këtë vend luftimet patë filluar qysh në vitin 1997 ndërmjet trupave qeveritare dhe një ish udhëheqsi militant opozitar i përkrahur prej forcave angoliane. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe forca paramilitare dhe grupe të vogla etnike. Edhe pse janë nënshkruar marëveshje për paqë, akoma nuk mund të bëhet fjalë për një qetësim të sigurtë. Kjo aq më tepër kur dihet se në këtë vend jetojnë grupe të ndryshme etnike të cilat për çështje interesash, janë në konflikt në mes tyre.

Konflikte kufitare dhe territoriale.- Vendet e kolonizuara të këtij kontinenti për një kohë shumë të gjatë patën bërë një luftë të pa kompromis kundër zgjedhës së huaj eksploatuese. Kjo luftë e ashpërt dhe me shumë viktima, qe e suksesshme. Mund të thuhet se gjysma e dytë e  shekullit  XX ka qenë koha e dekolonizimit dhe e fitores së pavarsisë e shumë shteteve afrikane nga zgjedha e huajë. Megjithatë, edhe pse ky proçes qe me sukses, në disa vende çështjet kufitare e territoriale mbetën edhe më tutje të pa zgjidhura. Për qeveritë e shteteve të çliruara tensionet e paraqitura, në shumë raste të përcijella me konflikte të armatosura, qenë sfida të mëdha të cilat kërkonin një angazhim  të duhur diplomatik dhe sakrifica të mëdha. Kjo aq më tpër nga fakti se një numër i madh i tyre nuk kanë pasur mundësi të zgjidhen në mënyrë paqësore. Konflikte të kësaj natyre janë paraqitur gati në të gjitha anët e kontinentit. Në vazhdim do paraqesim vetëm disa vende.

Probleme territoriale në pjesën veriperëndimore të kontinentit janë paraqitur ndërmjet Marokos dhe Mauritanisë për Saharën Perëndimore. Kjo e fundit për një kohë shumë të gjatë ka qenë koloni françeze. Pavarsinë e fiton në vitin 1975. Menjëherë pas tërheqjes së françezëve, ky territor  okupohet  nga Maroko dhe Mauritania. Në vitin 1979, Mauritania tërhiqet, kurse Maroko, bëri aneksim të plotë. Kombet e Bashkuara nuk u pajtuan me këtë vendim, ndaj sot Maroko e mban të okupuar vetëm  pjesën veriore e cila është mjaft e pasur me minarale. Probleme të tensionuara për çështje kufitare ekzistojnë në mes Marokos dhe Algjerisë. Pastaj konflikt paraqitet në mes Etiopisë dhe Eritresë, në lindje. Kjo e fundit në vitin 1993 definitivisht shkëputet nga Etiopia. Mirpo mosmarëveshje për çështje të pazgjedhura kufitare në shtetin e ri paraqiten më vonë. Kështu, në vitin 1998, Eritreja hyn në një luftë mjaft të ashpërt me Etiopinë. Me situata të përkeqësuara politike nuk është i kursyer edhe i ashtuquajturi Briri Afrikan , poashtu në lindje. Në këtë anë është i pazicionuar shteti i Somalisë. Dedsatabilizimi politik në këtë vend fillon qysh prej vitit 1960 me shpalljen e pavarsisë dhe kur bashkohen Somalia Italiane me Somalnë Britanike. Në vitin 1964 ky shtet hyn në luftë me Etiopinë për rrafshënaltën Ogaden (çështje territoriale). Në këtë rrafshënaltë jeton një numër i madh i somalezëve. Çështja e Ogaden-it mbeti e hapur, ndaj, në vitin 1997, Somalia hyn përsëri në luftë  me Etiopinë. Edhe me këtë luftë, Somalia s’pati dot mundësi të qëndrojë aty për kohë të gjatë, sepse Etiopia e ndihmuar nga Kubanezët, pati mundësi t’a çlirojë këtë pjesë të territorit të vet. Megjithatë, edhe pse në dukje mund të thuhet se në këtë anë nuk ka ndonjë konflikt ndërshtetëror, Somalia sot përballet përsëri me konflikte të brendshme. Luftrat gerile aty janë duke u bërë ndërmjet klaneve të ndryshme. Nga ky shkak aty edhe më tutje vazhdojnë të ekzistojnë tensione politike të cilët kanë ndikimin e vet negativ në stabilitetin ekonomik të vendit.

Për shkeqet e përmendura hollësisht më lartë, shihet se kontinenti afrikan i pozicionuar në dy anët e ekuatorit, jo shumë larg në jug të Evropës, në lidhje të drejtpërdrejtë me pjesën jugperëndimore të Azisë, përkatësisht me rajonin e Lindjes së Mesme (rajon tepër i pasur me naftë dhe me një pozitë gjeografike dhe gjeostrategjike tërheqëse  ku me kohë janë gërshetuar interesat e shteteve të zhvilluara dhe fuqive të mëdha botërore) dhe me resurse natyrore një ndër kontenentet më të pasura në botë, edhe pse gjatë shekullit XX gati tërësisht u dekolonizua, mbetet përsëri një ndër më të pa zhvillaurit në botë.

Me tensione dhe konflikte të armatosura
është përfshirë edhe Amerika Latine

Ky kontinent i populluar me popullatë të origjinës spanjole dhe portugjeze (kjo e fundit e popullon vetëm shtetin e Brazilit), i cili i përfshin të gjithë vendet e Amerikës Jugore dhe të Mesme, nuk mund të thuhet se është vend i kolonizimit të plotë sikurse kintinenti i Afrikës. Megjithatë, edhe këtu, ndonse me numër më të paktë, proçesi i kolonizimit i pat përfshirë disa shtete në pjesën kontinentale dhe ishuj në Detin Karib dhe Oqeanin Atlantik.

Aty konflikte të armatosura akoma paraqiten, veç tjerave, edhe për pavarsi. Lufta për dekolonizim vazhdon në shumë ishuj të cilët gjenden nën zgjedhën e të huajëve. Çështje kontestuese kufitare-teritoriale ekzistojnë në mes Venecuelës e Kollumbisë, Bolivisë dhe Kilit, Kolumbisë dhe Ekvadorit. Pastaj në mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar për çështjen e ishujve Foklane (Malvine). Në vitin 1982 Argjentina bëri një invazion ushtarak me qëllim që t’i çlirojë, por pa suksesd. Me një intervenim të shpjetë forcat e armatosura britanike patën mundësi që përsëri t’i rimarin këta ishuj që për Mbretërinë e Bashkuar kanë një rëndësi të posaçme strategjike në Atlantikun Jugor. Lëvizje të mbredshme ka pasur në Argjintinë, Kil, Venecuelë, Peru dhe në shumë vende të Amerikës së Mesme. Ky kontinent, në dallim prej Afrikës, është i përfshirë më tepër me knflikte të bredshme. Si rrjedhojë e knflikteve janë ndruar shumë qeveri. Konfliktet e kësaj natyre kanë sjellë që këta shtete të kenë pengesë në zhvillimin ekonomik, sepse pa stabilizim politik nuk mund të ketë përparim ekonomik.

Nga çka u përmend më lartë mund të sillet  një përfundim i përgjithshëm

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, edhe pse pretendohej se bota do të jetë e qetë, në rruzullin e Tokës kanë ndodhur ndrryshime të mëdha politike të cilët kanë sjellë në tensione dhe në konflikte të armatosura. Ndryshime  të këtilla janë paraqitur gati në të gjithë kontinentet (në priashtim të Australisë). Evropa si kontinent më i vjetër, pas vitit 1945 gjer në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, në priashtime të vogla, relativisht ka qenë e qetë. Mirpo, fundi i shekullit XX solli ndrryshime thelbësore në sistemin politik-shoqëror të shteteve lindorë të cilët, pas mbarimit të luftës botërore, si bazë të zhvillimit të tyre shoqëror-politik patën marrë orientimin socialist- komunist. Sistemi i këtillë që zgjati një kohë për gati gjysëm shekulli, u tregua jopraktik dhe mjaft i dëmshëm në zhvillimin  shoqëror-ekonomik për vendet që u përcaktuan në këtë sistem. Ky qe një ndër fakorët kryesorë për kollapsin e këtij sistemi, për të cilin pretendohej se është një sistem i përsosur me përmasa globale, që në shumë vende qe përcjellë me tensione dhe konflikte të armatosura, shkaktoi dëme të mëdha në njerës dhe në pasuri materiale. Konflikte të armatosura me pasoja të rrënda më së tepërti u paraqitën në pjesën juglindore të kontinentin, përkatësisht në shpërbërjen e ish Jugosllavisë komuniste e cila ka qenë një krijesë artificiale ndërmjet popujve sllavë dhe atyre josllavë të cilët asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë dëshirë që të jetojnë së bashku dhe në disa vende të tjera që qenë me orientim komunist.

Kontinenti i Azisë mund të thuhet se politikisht për një kohë shumë të gjatë ka qenë i qetë në pjesën veriore. Këtë anë e përfshinte ish Bashkimi Sovjetik. Mirpo ky shtet në kufijt e veta i pat përfshirë edhe mjaft vende të pjesës qendrore kontinentale që sot janë shtete të pavarura. Në rajonin juglindor dhe atë jugperëndimor, për shkak të pozitës gjeostrategjike dhe pasurisë natyrore me një rëndësi të madhe strategjike, pas Luftës së Dytë Botërore, janë inkorporuar interesat e fuqive të mëdha botërore të cilat kanë sjellë në rritjen e tensioneve politike që vazhdimisht kanë sjellë në konfrontime të armatosura. Në disa pjesë të rajoneve në fjalë, edhe sot është duke vazhduar një politikë e armatosur për realizimin e interesave vetijake të vendeve të përfshira në konflikt. Njëkohësisht, në rajonin jugperëndimor, është duke u zhvilluar një konfrontim i ashpërt në mes forcave botërore liridashëse dhe terrorizmit të organizuar botër.

Në kontinentin e Afrikës numri më i madh i vendeve pavarsinë e fituan në gjysmën e dytë të shekullit XX. Pastaj shumë prej tyre për çështje të pazgjidhura kufitare ose territoriale e të tjera, hynë në konflikte të armatosuta në mes tyre. Kjo s’ishte vetëm kaq. Aty u paraqitën edhe luftëra të brendshme qytetare të cilat ekzistojnë edhe sot. Mosmarëveshjet e këtilla patën një ndikim mjaft të theksuar në stagnimin e zhvillimit ekonomik.

Nuk mund të thuhet se është stabile situata politike edhe në Amerikën Latine. Edhe në këtë kontinent ekzistojnë mosmarëveshje të tensionuara në mes shteteve, në shumë raste të përcjella me konflikte të armatosura.

Ekzistimi i konflikteve të armatosura në rruzullin tokësor nuk u ndalua edhe me paraqitjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Detyra e kësaj organizate ka qenë që t’i ndalojë tensionet ose konfliktet e armatosura që paraqiteshin në mes shteteve. Mirpo angazhimi i saj ndonjëherë pat mbaruar pasukses. Një detyrë të tillë patën marrë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) si shtet më i fuqishëm në botë, që me  autoritet e vet të ndikojnë në ndalimin e konflikteve kudo që paraqiteshin. Mirpo edhe intervenimi i këtij shteti çdokund nuk ka pasur sukses. Ndaj sot, kudo që paraqiten ndryshime politike, ekziston mundësia që ato të përcillen me tensione ose me konfrontime të armatosura. Në fund mund të thuhet se akoma nuk ekziston një mënyrë efikase për zgjidhjen e konflikteve ndërshtetërore dhe ndërnacionale. Mbetet që vetëm njeriu me ndërgjegjen e vet të vjen në një konkluzion pozitiv se konfrontimet luftarake nuk sjellin në kurfarë progresi, por, përkundrazi, në shkatërrim dhe në prapambeturi.

R e f e r e n c a :

1. World reference atlas (1995): Dorling Kinderesly, London.

2. Guide to the countries in the world (1997): Brockhampton press Ltd, London.

3.Të dhënat e tjera janë të nxjera nga interneti dhe literatura shkencore-gjeografike.

About these ads

Komente»

No comments yet — be the first.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: