jump to navigation

QËNDRIMET E DISA AUTORËVE SERBË MBI DALJEN E SERBISË NË DET… 27 Nëntor, 2021

Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.
add a comment

QENDRIMET E DISA AUTORËVE SERBË 

MBI DALJEN E SERBISË NË DET SIPAS 

STUDIUESIT KROAT, RADOVAN PAVIQ  

Shteti serb i pozicionuar në Ballkanin qendror, në dallim nga shtetet e tjerë që i ka pasur përrreth, vazhdimish ka synuar që territorialisht të zgjerohet. Jo vetëm që të përfshijë një hapësirë më të madhe, por edhe të ketë dalje në det, qoftë në detin Adriatik, ose në detin Egje. Këtë e ka dashur së paku për dy arsye: të jetë shtet më i madh në rajon dhe të jetë ekonomikisht më i fuqishëm. Mirpo që ta arrinte këtë qëllim, i duhej një angazhim nga të gjitha strukturat shtetërore, nga fakti se që të realizohej një ide e tillë qeveria serbe do të hasej në një rezistencë të fuqishme nga vendet e tjerë në rajon, të cilët nuk do të lejonin që ky shtet i vetëm që s’ka dalje në det, ta arrijë qëllimin e vet duke okupuar troje të huaja. 

(më tepër…)

AUTORËT SERBË“ZBULOJNË” ETNOGJENEZËN DHE AUTOKTONINË E SHQIPTARËVE 12 Korrik, 2021

Posted by Fejzula Abdulai in Science.
add a comment

Aktivitetin diplomatik kundër Shqiptarëve, Serbia me një intensitet të madh e filloj pas luftës së Kosovës në vitin 1999,  posaçërsht pas shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, në vitin 2008. Këtë aktivitet e përshpejtoj në rrafshin ndërkombëtar. Në fillim kërkoj që të shihet se a është në pëlqim të ligjit ndërkombëtar shpallja e pavarsisë së Kosovës, që ajo e quajti të një anshëme? U konstatua se Kosova nuk ka bërë kurfarë shkelje të këtij ligji. Këtë luftë ajo filloj ta zgjerojë në të gjitha fushat. Ajo që bije në sy në kohën e fundit është edhe lufta në rrafshin shkencor. Me këtë luftë, që unë do ta quaja “agresion”ndaj shkencës shqiptare, ajo tani është duke luftuar që nëpërmjet “kërkimeve shkencore” ta hedhë poshtë prejardhjen ilire dhe autoktoninë e Shqiptarëve si popull më i vjetër në truallin e Ballkanit, me qëllimin e vetëm që shkencëtarisht t’iu tregojë qarqeve shkencore botërore, se ata kinse nuk janë Ilirë dhe autoktonë, dhe se tani s’kanë se ç’kërkojnë ne vendin ku qenkan ngulitur me dhunë!

(më tepër…)

PARQET KOMBËTARË NË SHTET E BASHKUARA TË AMERIKËS 16 Shkurt, 2021

Posted by Fejzula Abdulai in Tëndryshme.
add a comment

PARQET KOMBËTARË NË SHTET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në vazhdim, Amerika) me një territor të madh në kontinentin e Amerikës Veriore, përfshijnë një numër të konsiderueshëm të parqeve kombëtarë. Këtë e mundëson pasuria me trashëgimi të rralla natyrore. Me qëllim që të mbrohet kjo trashëgimi, në vitin 1916, qeveria amerikane me akt të veçantë (Organic Act) qe themeluar Agjencia Nacional Park Service qëllimi i së cilës ishte mbrojtja e natyrës, objekteve natyrorë e historikë,  pjesëve së jetës në zonat e mbrojtjes dhe pastaj ruajtjen e tyre për gjeneratat e ardhshme. Shumë prej tyre në fillim  kanë qenē përmendore natyrore të mbrojtura. 

(më tepër…)

PLLAKAT TEKTONIKE… 12 Shtator, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in I pakategorizuar.
add a comment

PLLAKAT TEKTONIKE DHE KRIJIMI I RELIEVIT     NË    RRUZILLIN TOKËSOR

Relievi në sipërfaqen e rruzullit Tokësor ka origjinë të dyfishtë. Aty ndikim vendimtar kanë faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm. Të parët nën ndikimin e fuqive të brendëshme krijojnë struktura relievore, kurse të dytët synojnë që ato t’i shkatërrojnë, por duke i shkatërruar krijojnë forma të reja[1]. Në këtë shkrim do të përmbahemi për format sipërfaqësore, siç janë vargmalet (malet e reja) dhe malet e vjetra, rradhitja e oqeaneve dhe kontineteve, krijimi i vullkaneve dhe tërmeteve, të cilët krijohen nën ndikimin e fuqive dhe lëvizjeve të brendëshme që i studion gjeomorfologjia tektonike. (më tepër…)

BALLKANI DHE SERBËT NË KUFIJTË E BOTËVE 26 Korrik, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.
add a comment

BALLKANI DHE SERBËT NË KUFIJTË E BOTËVE

БАЛКАН И СРБИ НА ГРАНИЦИ СВЕТОВА

Shkrimi me titullin e lartëpërmendur është i një historiani serb i cili është përpjekur të “argumentojë” si dhe kinse me “fakte historike” që i paraqet, t’i tregojë opinionit shkencor e atij politik, hapësirën që duhej të përfshinte shteti serb i sapoformuar pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. (më tepër…)

REZERVAT BOTËRORE TË UJIT NË PRAG TË SHEKULLIT XXI… 17 Qershor, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in Publicistikë.
add a comment

REZERVAT BOTËRORE TË UJIT NË PRAG TË SHEKULLIT XXI SIPAS STUDIUESIT KROAT, DARKO MAYER

Nën edicionin e Qendrës për Kërkime Politikologjike- Zagreb, në vitin 2008, në faqet e internetit publikohet punimi i studiuesit Darko Mayer me titullin e lartpërmendur. Këtu autori në nivel global e studion aspektin gjeopolitik të ujit në rruzullin Tokësor. Në fakt, këtu ai përqëndrohet në rezervat e ujit në prag të shekullit XXI.

Kostatim i përgjithshëm është se sasia e ujit në planetin tonë është e pandryshueshme. Ujrat e ëmbla janë të shpërndara nëpër kontinentet, në formën e akuillt e të dëborës, në formën e lëngët në liqenet, lumenjt, kënetat, madje edhe si ujra nëntokësorë. Ujrat  e kripura me sasi më të madhe gjenden në oqeanet dhe detet. Një sasi tjetër vazhdimisht gjendet në atmosferë. (më tepër…)

RËNDËSIA E POZITËS GJEOGRAFIKE E SHTETIT NË HAPËSIRË 15 Qershor, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in Politikë, Uncategorized.
add a comment

RËNDËSIA E POZITËS GJEOGRAFIKE E SHTETIT NË HAPËSIRË

Zakonisht kur bëhen studime gjeografike për një hapësirë fizike/ndonjë rajon, pastaj edhe për ndonjë shtet, është e nevojshme që sëpari të flitet mbi pozitën gjeografike, sepse pozita është një ndër faktorët kryesorë që ndikon  në elementet e tjera gjeografikë që përfshihen në hapësirë gjatë studimit. Andaj mund të thuhet se, siç nënvizon një autor (Gottmann, 1952): “Pozita është karakteristikë mëgjeografike e një territori. Madje është karakteristikë politike më e rëndësishme, pasi politika e përcakton sistemin e lidhjeve që gjenden në territorin përkatës, madje përcakton pjesët e hapësirës në raport me tërë pjesët e tjera me të cilat egziston lidhje direkte komunikimi ose s’ekziston” (më tepër…)

KONCEPTI MBI KUFIJTË SHTETËRORË 22 Maj, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in I pakategorizuar.
add a comment

KONCEPTI MBI   KUFIJTË SHTETËRORË

 

Gjeografia politike në lëndën e vet, vend të posaçëm i kushton edhe caktimit të kufijve gjeografikë/politikë të një shteti. Në fakt ajo është e interesuar se cilët janë faktorët natyrorë dhe ata shoqërorë që janë vendimtarë në caktimin e kufijve.

Në këtë shkrim do të përmbahemi në përgjithësi në caktimin e kufijve historikisht, në konceptin e kufirit, në klasifikimin e kufijve, në parimet e përkufizimit të shteteve, në funkcionet e kufijve politikë, në efektet e kufijve, në bonitimin e kufijve, një shpjegim më vete në caktimin e kufijve në det, në caktimin e kufijve në ajër dhe në fund mosmarrëveshjet ndërkufitare. (më tepër…)

FORMAT E SISTEMIT POLITIK… 15 Prill, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in Uncategorized.
add a comment

FORMAT E SISTEMIT POLITIK NË FUNKCIONIMIN E SHTETIT

Sistemi politik-shoqëror

Sistemi politik-shoqëror, sipas shkencave të cilat e kanë lëndë studimi, ka definicione të ndryshme. Në gjeografinë politike, që poashtu është lëndë studimi, definohet si shumë e institucioneve të ndryshme politike, bashkësive social-politike, formave të ndikimit dhe raporteve të ndërsjellta ndërmjet tyre, në të cilët realizohet pushteti politik. (më tepër…)

PËRKËTHYES ANALFABET… 15 Mars, 2020

Posted by Fejzula Abdulai in Uncategorized.
add a comment

PËRKËTHYES ANALFABET, APO “GABIME TEKNIKE”?!

Duke shfletuar faqet e internetit pata rastin që të shoh një libër gjeografije të përkëthyer nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe. Konkretisht bëhet fjalë për librin GJEOGRAFIA EKONOMIKE për vitin e III: Drejtimi ekonomik, juridik dhe tregëtar- Teknik i ekonomisë (ЕКОНОМСКА ГЕОГРАФИЈА ЗА III ГОДИНА: ЕКОНОМСКА, ПРАВНА И ТРГОВСКА СТРУКА-ЕКОНОМСКИ ТЕХНИЧАР) të autorëve Biljana Apostollovska-Toshevska dhe Aleksandar Stojmillov (Билјана Апостоловска-Тошевска, Александар Стојмилов). Përkthyes i librit është BAJRAM SELMANI, lektor ARMIRA KOLARI, kurse redaktor i botimit në gjuhën shqipe, prof.dr. RAHIM IMERI. (më tepër…)