jump to navigation

LIQENI I OHRIT 9 Mars, 2013

Posted by Fejzula Abdulai in I pakategorizuar.
add a comment

  

KARAKTERISTIKAT  NATYRORE- GJEOGRAFIKE TE LIQENIT

 Pozita e fushëgropës.- Fushëgropa e Ohrit shtrihet në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë. Me ndarjen politike të vitit 1913, me pjesën më të vogël perëndimore i takon Republikës së Shqipërisë. Përfshin një sipërfaqe prej 1.370 km2. Është e rrethuar me male të reja të përbërë prej gëlqerorëve të mezozoikut. Në lindje shtrihet Galiçica (2 075 m) dhe Petrina (1 737 m), kurse në perëndim Mokra (1 522 m), Mali i Belicës (1 946 m) dhe Jabllanica (2 259 m). Në veri lartësohet mali Stogovo me krahun Karaorman. Kreshti Koparnik afrohet gjer në bregun verior të liqenit. Nëpërmjet luginës së Sateskës fushëgropa e Ohrit lidhet me zhupën e Debarcës, kurse nëpërmjet sateskës së Drinit të Zi me fushëgropën e Dibrës.Në pjesën jugore shtrihet hapësira bregore e ulët e cila gradualisht lëshohet në luginën e lumit Çeravë, kurse në perëndim në fushën e Starovës. (më tepër…)